Pas Duros vijnë edhe dy largime të tjera nga Kukësi, klubi mbyll bashkëpunimin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2020 | 23:27

Pas Duros vijnë edhe dy largime të tjera nga Kukësi, klubi mbyll bashkëpunimin me…

Pas largimit të trajnerit Shpëtim Duro javën që shkoi, me prezantimin e trajnerit të ri Orges Shehi kanë ardhur dhe dy rrjedhjet e tjera nga stafi teknik i Kukësit. Janë larguar Sero Noka, i cili ka mbajtur rolin e zëvendës-trajnerit dhe përgatitësi atletik Andi Kulli.

sero noka

Klubi doli me një status në faqen zyrtare dhe bëri të ditur se të dy zyrtarët e klubit nuk janë më pjesë e Kukësit: “Sero Noka që ka mbajtur rolin e zëvendëstrajnerit dhe përgatitësi atletik Andi Kulli nuk janë më pjesë e Kukësit! Klubi i falënderon për punën e bërë dhe u uron suksese në karrierën e tyre!” ka qenë komunikimi zyrtar i ekipit verilindor për dy ish-ndihmësit e trajnerit të shkarkuar, Shpëtim Duro.

Gazeta mëson nga burime zyrtare pranë të dyja palëve, klubit dhe dy pjesëtarëve të stafit, se largimi ka ardhur me vullnetin e plotë të të dyve. Kjo, për faktin se pas largimit të trajnerit Duro nga ekipi, nuk e kanë parë të arsyeshme vazhdimin e punës.andi kulli

Klubi nuk ka qenë në kundërshtim të vazhdimësisë së punës së tyre, por ka qenë vullneti i Nokës dhe Kullit për të ndërprerë bashkëpunimin. Të dy ish-pjesëtarët e stafit iu bashkuan trajnerit Duro në muajin gusht, pak ditë mbasi ai kishte marrë drejtimin e skuadrës verilindore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"