Pas dorëheqjes së Andre Vijash Boash, Marseja zgjedh trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2021 | 13:53

Pas dorëheqjes së Andre Vijash Boash, Marseja zgjedh trajnerin e ri

Andre Vijash Boash nuk do të ulet në stolin e Marsejës sonte në Lens. Trajneri portugez dha dorëheqjen dje gjatë konferencës për shtyp në të cilën zbuloi kundërshtimin e tij të plotë ndaj politikës së transferimeve nga klubi.

VIJASH BOASH

Klubi i Marsejës nga ana e saj mori shënim dhe e pranoi vendimin, ndërsa sulmoi potugezin nga ana e tij. Në mes skuadra përfundon, e cila pas një fillimi inkurajues ka shkatërruar gjithçka me një seri të bujshme të rezultateve negative, tri disfata dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit që praktikisht larguan Marsejën nga zona Champions, vendi i tretë tashmë është 13 pikë larg, megjithëse marsejezët ende duhet të rikuperojnë dy ndeshje.

Drejtuesit zgjodhën si trajner të përkohshëm, Naser Larguet, drejtori i formacioneve dhe Flip Anziani, trajner i ekipit të dytë.

Larguet, 62 vjeç, erdhi tek Marseja nga Andoni Zubizarreta me qëllimin për të “ushqyer” talentet e akademisë, duke i përgatitur ata për hyrjen në ekipin e parë.

Mes atyre që janë thirrur për ndeshjen e mbrëmjes së sotme janë dy lojtarë që janë rritur nën mbikëqyrjen e tij: Ugo Berteli dhe Sheik Suare. Filip Anziani, 59 vjeç, gjithashtu ka përvojë si trajner i ekipeve të para si Sosho, Bastia dhe Nant, por gjithmonë si asistent.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"