Pas disfatës me Kukësin, Tirana në relaks total. Dy titullarë me probleme tek ekipi i Ze Marias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2018 | 18:08

Pas disfatës me Kukësin, Tirana në relaks total. Dy titullarë me probleme tek ekipi i Ze Marias

Tirana ka nisur dy ditët e pushimeve të akorduara nga stafi teknik. Ekipi do të kthjellohet deri të martën. Më pas, grupi do të nisë përgatitjet ditën e mërkurë, pasdite. Pritet që sot në Tiranë të mbërrijë edhe Namdi Oduamadi. Sulmuesi do të zbresë në Tiranë, do të takohet me drejtuesit dhe më pas do të nisë stërvitjen. Vetë lojtari në “Instagram” ka shkruar: “E dashur e kaluar, të falënderoj për leksionet që më dhe. E dashur e ardhme, jam gati. I dashur Zot, të falënderoj për shansin që më dhe”. Për sa i përket ekipit, pritet të ketë një mbledhje të fortë, me Ze Marian që do të flasë ballë për ballë me lojtarët.

tirana

Për sa u përket shqetësimeve në ekip, alarmi është te Marvin Turtulli, i cili ka probleme me gishtin e këmbës dhe do disa ditë riaftësim për të qenë gati për stërvitje. Madje, për shkak dëmtimi, futbollisti nuk luajti as në sfidën me Kukësin. Probleme ka edhe Edon Hasani, i cili ka luajtur me dhimbje në kavilje. Për sa i përket pjesës tjetër të ekipit, gjendja është optimale dhe të gjithë janë të gatshëm për Ze Marian. Bardheblutë janë në krizë rezultatesh, ndonëse kanë investuar jo pak para në merkaton e verës, duke afruar disa lojtarë të rinj në ekip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"