Pas blerjeve bombastike në merkato, PSG-ja do të “blindojë” edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2021 | 17:03

Pas blerjeve bombastike në merkato, PSG-ja do të “blindojë” edhe…

Shumë zëra në fillim të verës flisnin për një rikthim të tijin te Totenhemi, apo edhe një transferim te Reali i Madridit në vend të të larguarit Zinedin Zidan, por PSG-ja ka vendosur që pas blerjeve të yjeve të mëdhenj si Xhanluixhi Donaruma, Serxho Ramos, Ashraf Hakimi e Xheorxhino Vajnaldum, të blindojë edhe trajnerin Mauricio Poçetino.

POCETINO

49-vjeçari argjentinas, i cili e mori drejtimin e skuadrës në muajin janar të këtij viti, ka rinovuar dje deri më 30 qershor 2023.

Ky është një mesazh besimi absolut nga ana e drejtuesve të klubit të PSG-së ndaj Poçetinos, i cili sivjet do ta ketë detyrim synimin e Champions-it dhe rikthimin në fronin francez, pasi në 2020-2021 u mundën nga Lilë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"