Pas Bledi Shkëmbit, edhe Mirel Josa. Trajneri “emigron” drejt Kosovës

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 11, 2017 | 19:36

Pas Bledi Shkëmbit, edhe Mirel Josa. Trajneri “emigron” drejt Kosovës

Mirel Josa shumë shpejt pritet të ulet në drejtimin e një skuadre. Por nuk bëhet fjalë për një ekip të Kategorisë Superiore. Ish-trajneri i njohur i Skënderbeut dhe Tiranës, ka arritur akordin me një nga skuadrat më të njohura të Superligës së Kosovës. Josa do të marrë rolin e drejtorit teknik…

Mirel Josa shumë shpejt pritet të ulet në drejtimin e një skuadre. Por nuk bëhet fjalë për një ekip të Kategorisë Superiore. Ish-trajneri i njohur i Skënderbeut dhe Tiranës, ka arritur akordin me një nga skuadrat më të njohura të Superligës së Kosovës.

josa

Josa do të marrë rolin e drejtorit teknik te skuadra e Prishtinës, e cila synon titullin në këtë edicion pasi ka bërë ndërhyrje shumë cilësore në merkato gjatë viteve të fundit. Me kalimin e kohës, pritet të bëhet edhe tranzicioni i Josës nga drejtor sportiv, në trajner të Prishtinës, post i cili aktualisht mbahet nga Arsim Thaqi.

Josa-Shkembi

Në Kosovë, Josa do të gjejë si kundërshtar një emër të njohur për të, ish-kapitenin e Skënderbeut, Bledi Shkëmbin, i cili që në verë drejton skuadrën e Lirisë së Prizrenit. Por për takimin në fushë si rivalë të të dyve duhet pritur faza e dytë e kampionatit, pasi këtë fundjavë u luajt ndeshja mes Prishtinës dhe Lirisë, e mbyllur me suksesin 1-0 të prishtinalive pas golit të Dallkut.






www.minuta90.com