Pas Bjellorusisë, në Poloni. Enea Jogji e “bën rrugë” pjesëmarrjen në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2017 | 16:27

Pas Bjellorusisë, në Poloni. Enea Jogji e “bën rrugë” pjesëmarrjen në Europë

Emri i Enea Jorgjit do të kujtohet për një kohë të gjatë në Shqipëri për gafat e rënda që kreu në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, duke vendosur fatinë  titullit kampion. Por në Europë, perceptimi për gjyqtarin shqiptar është krejtësisht ndryshe, pasi ai vazhdon të caktohet rregullisht nga UEFA në aktivitete ndërkombëtare.

Jorgji

Dy javë më parë, Jorgji drejtoi ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Kampioneve mes Bate Borisov dhe Alashkert. Me paraqitjen e tij në atë sfidë, ku dha vetëm një karton të verdhë, gjyqtari elbasanas ka fituar një tjetër ftesë për të drejtuar në arenën ndërkombëtare, këtë radhë në Ligën e Europës.

Gjyqtari do të drejtojë këtë javë ndeshjen e turit të tretë që luhet në Poloni mes vendasve të Arka Gdinia dhe danezëve të Midtjylland. Asistentët e tij në këtë duel janë Ergin Doda dhe Ilir Tartaraj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

enea jorgji

Jorgji është gjyqtari i vetëm kryesor shqiptar që do të mbajë stemën ndërkombëtare gjatë vitit 2017, pasi FSHF udhëzoi FIFA-n që t’u hiqte stemën Lorenc Jeminit dhe Andi Koçit, edhe pse këtë të fundit e kishte propozuar vetë për këtë stemë vetëm pak muaj më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"