Pas Bardhit e Trashit, rinovon edhe Idi Batha

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 11, 2015 | 14:54

Pas Bardhit e Trashit, rinovon edhe Idi Batha

bathaTe Partizani po mendojnë që tani për rinovimet. Kur jemi ende në fillimin e sezonit, të kuqtë po rinovojnë kontratat me shtyllat e ekipit. Pas rinovimit të Trashit dhe Bardhit, sot ishte radha e mesfushorit Idi Batha që të zgjatë marveshjen e tij me kryeqytetasit edhe për 3 vite të tjera.

Lojtari ka gjetur sot akordin me klubin duke nënshkruar kontratën e re, e cila do ta konfirmojë me fanelën e kuqe edhe për 3 vitet e ardhme raporton klubi i kuq me anë të uebit zyrtar “www.partizani.al”.

Idriz Batha është lojtari i radhës që i shpreh besnikëri klubit. Pas shtrëngimit të duarve me Drejtorin e Përgjithshëm Dervishi, mesfushori 23 vjeçar ka falënderuar Klubin dhe Presidentin Demi për besimin e treguar ndaj tij.





www.minuta90.com