“Pas asaj përmbysjeje ‘të çmendur’, harrojeni blofin”, trajneri i Besëlidhjes: Treguam se jemi plotësisht…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2021 | 11:34

“Pas asaj përmbysjeje ‘të çmendur’, harrojeni blofin”, trajneri i Besëlidhjes: Treguam se jemi plotësisht…

Besëlidhja ka mbyllur seancat përgatitore dhe është gati për të sfiduar Orikumin. Luajnë në transfertë dhe qëllimi është vazhdimësia. Pas asaj fitoreje “të çmendur” me Dinamon, lezhjanët nuk duan që t’i lënë asgjë rastësisë për të siguruar zonën “play off”.

sinan bardhi

Në prag të këtij 90- minutëshi, trajneri Sinan Bardhi shprehet besimplotë për arritjen e synimit. “Pas një rrugëtimi shumë të vështirë nga ku më shumë kemi ecur më shumë pas sesa përpara, të dielën e kaluar u rikthyem. Një përmbysje e merituar për Besëlidhjen. Ne treguam se jemi plotësisht në vallen e pretendenteve, ndaj po luftojmë që ta mbyllim fazën e dytë me pikët e plota matematikore, çka na garanton zonën e ‘play off’. Fitorja ndaj Dinamos na shërbeu edhe për anën psikologjike. Ne do të shkojmë në Orikum vetëm për fitore, pasi ky ekip i ka të gjitha mundësitë.

Besëlidhja historikisht ka treguar se luan ‘Fair Play’ si në shtëpi ashtu edhe në transfertë, kështu do të ndodhë edhe nesër (sot). Ne e kemi vlerësuar kundërshtarin që ka një skuadër modeste, por është i mirorganizuar dhe di të luajë futboll të bukur. Ne do të luftojmë për fitoren, duke u mbështetur te forma tekniko-taktike dhe duke minimizuar gabimet. Cili ekip do të gabojë më pak, ai do të fitojë takimin”, përfundoi tekniku kryeqytetas.

form

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"