Pas Abazajt e ka radhën Rroca, dy ish-lojtarët e Kukësit marrin për dore Istanbulsporin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 15:46

Pas Abazajt e ka radhën Rroca, dy ish-lojtarët e Kukësit marrin për dore Istanbulsporin

Sulmuesi i Istanbulsporit Kristal Abazaj gjeti sërish rrugën e rrjetës. Ish-futbollisti i Anderlehtit, Kukësit dhe Luftëtarit zhbllokoi takimin e javës së shtatë të kategorisë së dytë të futbollit turk ndaj Eskisersporit. 24-vjeçari shënoi në minutën e 21-të të ndeshjes.
ABAZAJ KRISTAL
Abazaj dhe Eduart Rroca, ish-shok skuadre te Kukësi janë sërish titullarë te Istanbulspori duke konfirmuar rëndësinë që kanë për ekipin turk. Për sa i përket statistikave, ky është goli i dytë i Abazajt me ekipin e ri.

Ai pati mundësi të shënonte dhe Akhisarsporit në ndeshjen e fundit në kampionat, por goditja e tij spektakolare fluturoi ngjitur me shtyllën.

Por, sfida me Eskisehirsporin pati protagonist dhe Rrocën. Mesfushori asistoi golin e sigurisë në minutën e 63-të për shokun e skuadrës Papa Aliun Diuf.

Rroca dhe Abazaj tashmë janë kthyer ndër lojtarët më të rëndësishëm të Istanbulsporit.

Abazaj gol on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"