Pas 997 ditësh, Kielini dhe Bufon: Të mundim Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 19:00

Pas 997 ditësh, Kielini dhe Bufon: Të mundim Interin

“Monstra”… “2 legjenda”… Në fotot e shpërndara nga klubi i Juventusit në faqen e tyre zyrtare, pas fitores në Kupën e Italisë kundër Sasuolos, ishin këto dy komentet epike që tërhoqën vëmendjen më të madhe, respektivisht i ish-it Miralem Pjaniç dhe i Kristiano Ronaldos.

3gFc_6f38kz_l

Xhanluixhi Bufon dhe Xhorxho Kielini u ripanë sërish titullarë për “Zonjën e Vjetër” në të njëjtën ndeshje pas 997 ditësh. Madje, kapiteni i Juves ia dedikoi kualifikimin e pikërisht minutat e tij

Bufonit: “Ishte thelbësore të fitonim, por mbi të gjitha ishte shumë bukur të të kisha sërish përkrah meje, nga minuta e parë miku im”. Ndërkohë, nuk mund të mungonte as përgjigjja e portierit: “Ishte bukur të luanim sërish krah për krah dhe të mbronim të dy këto ngjyra pas 997 ditësh. Tani të përqendrohemi dhe të fitojmë të dielën”.

Për Xhorxho Kielinin ishte një rikthim mjaft pozitiv, 65 minuta në të cilat 36-vjeçari tregoi të gjithë forcën e tij në prapavijë dhe është një armë e shtuar edhe për duelin kundër Interit, ndonëse kapiteni i Juventusit nuk kërkon që të shtojë aspak presion te trajneri i tij: “Më kishte munguar fusha, pas 2 muajve e gjysmë (70 ditë) duke punuar për riaftësimin tim. Ishte bukur gjithashtu që u kualifikuam në Kupë, ndonëse mund të kishim bërë diçka më mirë, duke parë se si shkoi takimi.

Unë gati për Interin? Jam në dispozicion të Pirlos. E vendos ai nëse nevojitet kontributi im apo jo. E rëndësishme është që këtu punojmë të gjithë që të jemi gati dhe të dielën na nevojitet që të bëjmë ndeshjen perfekte. Është bukur të sfidosh Interin, por shkojmë në Milano për të fituar”, tha Kielini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"