Pas 7 vitesh bardheblu bëhet i kuq, Kërçiku: Disa lojtarë të Tiranës më uruan, ja me kë kaloj më shumë kohë këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 19:21

Pas 7 vitesh bardheblu bëhet i kuq, Kërçiku: Disa lojtarë të Tiranës më uruan, ja me kë kaloj më shumë kohë këtu

Dorian Kërçiku dëshiron të fitojë kampionat dhe kupë me Partizanin.

kerciku

Ish-futbollisti i Tiranës, i cili vendosi të firmoste për armiqtë e përjetshëm të bardhebluve, Partizanin tregon për “Top-Channel” se disa prej lojtarëve bardheblu e kanë uruar për zgjedhjen e tij.

Anësori i djathtë i të kuqve është përshtatur menjëherë me shokët e rinj të ekipit, ku tregon se po kalon me tepër kohë në shoqërinë e Lorenc Trashit dhe Bruno Telushit.

“Ndihem shumë mirë, sepse realisht më kanë pritur mjaft mirë. Kaloj kohë me të gjithë këtu, por pak më tepër me Trashin dhe Telushin. Disa prej futbollistëve të Tiranës më kanë uruar me mesazhe për zgjedhjen që bëra duke u bërë pjesë e Partizanit. Dua të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë jo vetëm titullin, por edhe kupën e Shqipërisë”, bëri me dije 26-vjeçari.

Kërçiku u largua nga Tirana pas 7 vitesh. Fillimisht ai arriti akordin për të kaluar te Bylisi, por brenda 24 orëve vendosi të shkonte te Partizani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"