Pas 16,1 milionë eurove të shpenzuara, Teksasi mbetet shpresa e fundit për Shumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 10:20

Pas 16,1 milionë eurove të shpenzuara, Teksasi mbetet shpresa e fundit për Shumin

Ylli i Formula 1, Mikael Shumaker, mund të fluturojë në SHBA për një trajtim të fundit mjekësor. Lajmi bëhet publik nga mediat suedeze. Legjenda e sportit pësoi një dëmtim të rëndë në tru në një aksident me ski, në dhjetor të 2013-ës, prej së cilës ai është ende në fazë rehabilitimi.

shumaker

Por 48- vjeçari pritet të niset nga Zvicra, ku ndodhet për momentin, drejt një qendre traumatike të trurit në Teksas, pasi gruaja e tij, Korina, ka vendosur të provojë për një tjetër trajtim. Këtë detaj e ka zbuluar gazeta suedeze “Expressen”. Për specialistin në rastet e dëmtimeve të trurit, Dr.Mark Miks, mund të jetë një “shpresë e re” për legjendën e pilotimit. “Ne kemi përvojë të gjerë me pacientët e traumës. Në Europë nuk ka klinika të posaçme që mund të trajtojë raste si ky”.

article-0-1A5BAFF700000578-176_634x386

Gjermani do të përplasej fort në shkëmb, ndërsa bënte ski në Alpet franceze. Pas aksidentit, ai kaloi në gjendje koma dhe do të rifitonte vetëdijen qershorin e vitit të ardhshëm (2014). Në shtator 2014, ai u zhvendos në qendrën mjekësore në vilën e tij, ku thuhet se ai ka mbetur i paralizuar, ndonëse asnjëherë nuk janë konfirmuar detaje zyrtare të gjendjes së tij të tanishme. Vitin e kaluar, familjarët e Shumakerit u detyruan të mohonin pretendimet e bëra në një revistë gjermane se tani ishte në gjendje të ecë me ndihmën e terapistëve.

Shumaker është piloti më i suksesshëm në historinë e Formula 1, ndërsa ka fituar pesë tituj kampionë me Ferrarin dhe dy me Beneton. Aktualisht, ish-piloti gjerman trajtohet në vilën e tij në Gland në liqenin e Gjenevës, nën kujdesin e veçantë të një stafi mjekësh, infermierësh dhe terapistësh.

Shumi

Të gjithë janë të detyruar për ruajtjen e konfidencialitetit të gjendjes shëndetësore të ish-pilotit. Prej shtatorit 2014, deri në dhjetor 2016, për kurimin e Shumakerit janë shpenzuar 13.8 milionë sterlina (16.1 milionë euro). Në javë, nga arkat e tij dilnin 134000 euro. Në vitin 2014, pasuria e ish-ferraristit u vlerësua rreth 600 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"