Partnerja i publikon pamjet, ylli i Realit luajti i dëmtuar ndaj Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 10:16

Partnerja i publikon pamjet, ylli i Realit luajti i dëmtuar ndaj Liverpulit

Mesfushori i Realit të Madridit, Fede Valverde luajti i dëmtuar në ndeshjen e djeshme ndaj Liverpulit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

valverde

Ka qenë partnerja e mesfushorit, Min Bonino, e cila ka postuar një foto të këmbës së dëmtuar të futbollistit 1 orë para ndeshjes me skuadrën e Klopit. Bonino ka postuar një fotografi, të kapur gjatë një telefonate me Valverden, ku shihet këmba e ënjtur e lojtarit uruguaian.

“Kjo u bë këtë pasdite. Nuk kam dashur të publikoj  asgjë derisa të përfundonte ndeshja dhe e di se do të më kritikosh që e postova tani, por duhej ta bëja gjithsesi, sepse janë përpjekjet tuaja dhe askush nuk të fali asgjë”, shkruan Min Bonino në postimin e saj.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"