Partnerja e Bufon acaron “Djallin”, milanistët i bojkotojnë studion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 9:59

Partnerja e Bufon acaron “Djallin”, milanistët i bojkotojnë studion

Kur Milani përgatitej për të zbritur në stadiumin e Krotonës për ndeshjen e parë të Serisë A, Ilaria D’Amiko, partnerja e Xhixhi Bufon, por edhe gazetare e njohur në Itali, bëri një deklaratë disi të pazakontë në emisionin e saj.

Bufon - Ilaria

Ajo, në emision e sipër, teksa komentohej konferenca për shtyp e trajnerit Montela dhe diskutohej mbi merkaton e “Djallit”, deklaroi: “Nëse Milani arrin të mbulojë financiarisht të gjitha detyrimet e merkatos, atëherë do të ketë bërë diçka të jashtëzakonshme. Në këtë rast fjala ‘nëse’ është e detyrueshme pasi ka pasur aq shumë investime nga klubi kuqezi, sa që për t’i besuar na duhet të shohim gjithçka të dokumentuar të zezë mbi të bardhë”.

ilaria d'amiko

Fjalët e drejtueses irrituan drejtuesit e Milanit, të cilët vendosën të pengojnë të gjithë lojtarët e Montelës për të dhënë komente në kanalin që transmeton emisionin e zonjës Bufon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"