Partneret e futbollistëve të Kombëtares/ Dominojnë të huajat! Bolivi, Spanjë e Turqi, ja ku është shënuar “goli i jetës”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 23:45

Partneret e futbollistëve të Kombëtares/ Dominojnë të huajat! Bolivi, Spanjë e Turqi, ja ku është shënuar “goli i jetës”

Tashmë jemi në një periudhë push imesh pasi sezoni futbollistik ka mbaruar dhe lojtarët e Kombëtares kanë gjetur kohën për t’u relaksuar disi me familjarët e tyre, partneret e tyre, të dashurat dhe ka nga ata që nuk janë akoma në një lidhje.

komb futb

Ajo që bie në sy duke i renditur të gjithë lojtarët është fakti që shumica prej tyre “gjysmën tjetër” e kanë zgjedhur të huaj, kjo edhe për shkak të vendit ku ata luajnë, pasi pothuajse të gjithë jetojnë jashtë. Boliviane, spanjolle, kroate dhe nga shumë shtete të tjera, më poshtë janë renditur se cilat janë partneret e lojtarëve të Kombëtares.

ELHAN KASTRATI DHE LAURA KAMPLONE – Portieri shqiptar që debutoi në miqësoren e fundit me Kombëtaren prej kohësh është në një lidhje me Laura Kamplonen, e cila ka një të veçantë pasi është nga Bolivia.

kastrati

Ajo është aktive në rrjetet sociale duke postuar vazhdimisht foto me Elhanin dhe gjithashtu e angazhuar në një linjë rrobash e vendosur në Itali.

FREDERIK VESELI DHE ELEONORA – Mbrojtësi i Salernitanës nuk ka shumë kohë që ka zbuluar partneren e tij, Eleonorën, e cila është italiane.

veseli

Ata kujdesen për jetën private dhe e vetmja mënyrë për të mësuar diçka më shumë, është kur ata vendosin të postojnë në rrjete sociale. Në “Instagram” ditën e djeshme kanë postuar një foto teksa shihen në dasmën e Di Lorencos, mbrojtësit të Napolit.

BERAT GJIMSHITI DHE ALISA MENKOVIÇ – Bashkëshortja e mbrojtësit të Atalantës është lindur dhe rritur në Zyrih. Fëmijëria e saj ka kaluar duke pikturuar dhe kaluar kohë në natyrë.

gjimshiti

Ajo është diplomuar për ekonomi dhe dizajn, ndërkohë që këtë të fundit po e ushtron me një linjë veshjesh luksoze, me qendër në Zvicër, të cilën e ka lançuar së fundmi. Së bashku, çifti ka një djalë të quajtur Lion.

TOMAS STRAKOSHA DHE ESTER ADOJA ASIEDU – Strakosha dhe modelja braziliane kanë pak kohë që kanë bërë publike lidhjen e tyre.

strakosha

Ajo është në krah të portierit të Kombëtares dhe ndan jetën e saj mes tri qyteteve, Londrës, Hamburgut dhe Athinës, duke punuar për shumë firma të njohura të modës. Aktualisht, ata po pushojnë në ishullin e Kretës në Greqi, bashkë më vëllain e Tomasit.

ADRIAN ISMAJLI DHE MATEA BESLIÇ – Ismajli jeton në Toskanë sepse është pjesë e skuadrës së Empolit.

ismajli

E dashura e tij kroate 4 vjet më e madhe (29 me 25) me të cilën po kalon pushimet e verës në Greqi quhet Matea dhe po ashtu si mbrojtësi është e lidhur me futbollin, pasi mban postin e presidentes së ekipit të femrave të ZNK Hajduk Splitit.

IVAN BALLIU DHE MARTA SOLER – Bashkëshortja spanjolle e Ivan Balliut. Mbrojtësi është në lidhje prej 10 vitesh dhe në 2017-ën u kurorëzuan në martesë. Ata janë prindër të një djali 4 vjeçar.

balliu

MARASH KUMBULLA DHE GRETA MANXATO – Ajo është në lidhje me mbrojtësin e Romës prej më shumë se tre vjetësh. Shfaqen shumë të dashuruar në rrjete sociale duke postuar shpesh kudo ku janë bashkë.

kumbulla

GENTIAN SELMANI DHE DENIZ HOSCAN – Portieri përveç futbollit ka gjetur edhe dashurinë e tij në Turqi. Ajo quhet Deniz Hoscan dhe mban në profilin e saj në “Instagram” foton me Gentianin.

QAZIM LAÇI DHE MARINE VINÇETI- Lojtarit që luan në ishullin e Korsikës i ka rrëmbyer zemrën francezja Marine, së cilës nuk i kursen disa zemra në komentet e fotove të saj në “Instagram”.

laci

REI MANAJ DHE KRISTINA – Ai e prezantoi para ndjekësve në rrjetet sociale pak kohë më parë me një postim nga Firence. E dashura e Rei Manajt quhet Kristina dhe është spanjolle.

manaj

Janë tetë lojtarë ata që i kanë bërë publike lidhjet e tyre me në krah një partnere shqiptare, ku disa prej tyre janë bërë edhe me fëmijë.

Futbollistet e kombetares dhe partneret

Ndërkohë, një pjesë e mirë e lojtarëve kuqezinj nuk janë akoma në një lidhje. Bajrami, Broja, Bare janë dhe shumë të tjerë po shijojnë jetën si beqarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"