Partizanit nuk i bën derman as Starova, Laçi i shkakton humbjen e 5-të në kampionat (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2017 | 15:28

Partizanit nuk i bën derman as Starova, Laçi i shkakton humbjen e 5-të në kampionat (Video)

 Partizani vazhdon të zhgënjejë në kampionat. As afrimi i Sulemjan Starovës në pankinën e të kuqve nuk ka sjellë rezultat për “demat”. Skuadra kryeqytetase është mundur në transfertë ndaj Laçit me rezultatin 1-0. Ishte sulmuesi nga Mozambiku, Rexhinaldo, ishte ai që ndëshkoi Partizanin në fillimin e pjesës së dytë.

Malota

 

Laci2

 

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi, Laçi-Partizani 1-0

ft

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

82′ Partizani provon me Prognin, i cili gjuan me kokë nga brenda zonës por topi përfundon në duart e portierit Selmani.

75′ Renaldo Kalari ndëshkohet me karton të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit.

69′ Gabim trashanik i mbrojtësit Kalari, i jep mundësinë sulmuesit Rexhinaldo për të shënuar golin e dytë por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Hoxha.

Hoxha

64′ Lushkja provon me një goditje nga mesi i fushës, i vëmendshëm portieri i Partizanit, i cili zotëron topin dhe nis të tijët në sulm.

59′ Trashi hedh një krosim drejt zonës, Atanda provon të rrezikojë me kokë, topi përfundon jashtë kuadratit.

49′ Batha dhe Jonuzi ndëshkohen me karton të verdhë, mesfushori i Partizanit humbet sfidën e javës së ardhshme ndaj Kukësit.

46′ GOOL Laçi 1-0. Uzuni servir një top për Rexhinaldon në qendër të zonës, ky i fundit në afërsi të pikës së penalltisë gjuan saktë dhe kalon kurbinasit në avantazh. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Laçi-Partizani 0-0

Pjesa e pare

38′ Goditje dënimi për Laçin, Eskerda harkon një top në zonë nga e djathta, Kalari për pak sa nuk shkakton autogol. Topi përfundon në duart e portierit të të kuqve.

35′ Jonuzi provon me një gjuajtje nga distanca, tentativa e tij është e gabuar, topi përfundon shumë larg kuadratit.

32′ Arbër Shala ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bathës, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

27′ Goditje këndi për Laçin, Gjoni shkëputet bukur në zonë dhe gjuan me kokë, në pozicionin e duhur Alban Hoxha, i cili kontrollon topin.

 

21′ Eskerda hedh një top drejt zonës, devijojnë me kokë futbollistët e Laçit, sfera përfundon në duart e portierit Hoxha.

19′ Rexhinaldo ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Prognit.

13′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, Trashi kroson nga e djathta për Malotën, i cili gjuan bukur me kokë, portieri Selmani tregon reflekset duke grushtuar topin në goditje nga këndi.

 

10′ Laçi provon të dalë përpara me Uzunin, i cili merr një top nga Nika brenda zonës dhe godet, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.

5′ Asani servir një top në qendër për Bathën, por largojnë në momentin e fundit mbrotjësit kurbinas.

1′ Ka nisur sfida, Partizani luan topin e parë nga qendra.

Laçi – Partizani 1-0

Rexhinaldo 46′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Shala, Nika, (Xhixha), Bardhi, (Lushkja 54′), Jonuzi, Uzuni, Eskerda, (Kallaku), Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Malota, Atanda, Kalari, (Sukaj), La Kamera, (Bardhi 56′), Vila, Batha, Asani, (Fili), Trashi, Progni.

Trajner: Sulejman Starova

Gjyqtar: Klajdi Kola

KV: Rexhinaldo, Shala, Jonuzi, Nika / Batha, Atanda, Bardhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"