Partizanit i shtohet një tjetër Bob, por pengesë bëhet menaxheri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 9:38

Partizanit i shtohet një tjetër Bob, por pengesë bëhet menaxheri

Jusufa Bob është emri më i freskët që lakohet në merkaton e Partizanit si një afrim i mundshëm për janarin.

“Panorama Sport” njoftoi para disa ditësh nisjen e bisedimeve mes Partizanit dhe klubit italian të Kievos për shërbimet e mesfushorit 21- vjeçar.

Jusufa Bob

Klubi i Serisë A e ka huazuar lojtarin në sezonet e fundit, i cili pjesën e parë të këtij edicioni e mbylli me Rexhianën në Seria C.

Burime pranë të kuqve, bëjnë me dije se bisedimet kanë avancuar dhe palët e kanë gjetur akordin. Ndaj, Jusufa Bob pritet të vihet që tani nën urdhrat e “Bobit” të Partizanit. Përveç Kievos, që ka kartonin e mesfushorit.

Mësohet se edhe 21-vjeçari e ka aprovuar kalimin te Partizani, pasi e josh modeli “Kaleb Ekuban”, i cili pas një sezoni me “demat”, bëri hapin madh duke u transferuar në Angli te Lids Junajdit.

Bobb-1

Parimisht, afrimi i Jusufa Bob te Partizani, quhet çështje e mbyllur, por ky transferim ka ngecur te menaxheri i lojtarit, i cili preferon që mesfushori të mos largohet nga Rexhiana.

Mësohet se menaxheri është kundër këtij kalimi, pasi ai nuk përfiton asgjë nga transferimi, meqë Partizani nuk është i predispozuar për të paguar palë të treta për afrimin e mesfushorit të kombëtares së Gabias. Nëse kalohet ky ngërç, Jusufa Bob quhet pjesë e Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"