“Partizanit i duhen lojtarë që…”, Daja flet për herë të parë si trajner i të kuqve: Ja çfarë do të ndodhë nëse nuk na zhbllokohet merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 23:23

“Partizanit i duhen lojtarë që…”, Daja flet për herë të parë si trajner i të kuqve: Ja çfarë do të ndodhë nëse nuk na zhbllokohet merkato

Ilir Daja foli për herë parë si trajner i Partizanit. Tekniku kryeqytetas u shpreh se ka ardhur për të sjellë te të kuqtë mentalitetin fitues që e ka zbatuar në çdo klub që ka drejtuar.
daja prezantim

“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Shoh që ka shumë gazetare. Kur ka kaq shumë pritshmëri nga gazetarët, imagjinoni tifozët. Partizani është vlerësim, por dhe  përgjegjësi. Është klubi me shumë trofe në futbollin shqiptar. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe. Presioni për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent. Do të mundohemi të gjithë bashkë, çelësi i suksesit është bashëpunimi. Këtë presion të klubeve të mëdha ta kanalizojmë në sukses. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky project. Falenderoj presidentin dhe drejtorin. Po të  shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen

E para te Sënderbeu kalova shumë sukses. Ka patur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani. Te çdo klub kam fituar respektin e tifozëve, por dhe të kundërshtarëve. Ky jam unë.

Në historinë e futbolit shqipoar kam fituar 3 kampionate me 3 ekipe të ndryshme. Jam i vetmi trajner që kam drejtuar të 3 ekipet të kryeqytetit.Trajneri është tifoz me ekipin që drejton Energitë duhen të përqëndrohen. Mentalitetli i fituesit duhet të përçohet kudo. Të marrim dhe trofe të tjerë në futbollin shqiptar

Secili klub ka pjesën e vet individuale. Unë dua që Partizani që ka fituar 16 herë dua të vazhdoj edhe këtë sezon.

Partizani ka pritshmëri maksimale. E dëgjova drejtorin me vëmendje. Do të dalim me objektiv konkret kur të fillojë kampionati. Ky vit ka qenë i paparashikueshëm. Duhet të shprehem mirë në lojë në maksimum. Po t’i marrim gjërat hap pas hapi është më mirë të realizojmë objektivat afatshkurtër para atij afatgjatë.

Unë nuk jam trajneri i ekipit, si trajner-menaxher, si futbolli anglez. Çelsi i suksesit do të jetë bashkëpunimi. Duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi. Te ky Partizani duhen lojtarë që të bëjnë diferencën. Duke parë edhe disa largime që janë bërë, pavarësisht se unë nuk kam qenë pjesë e këtyre vendimeve, pasi klubi i ka studiuar vetë. Meodoj se kemi nevojë për përforcime në çdo repart, për të arritur objektivat maksimale. Na nevojitet të shikojmë me sukses ku janë problemet, duhet të marrim lojtarë që e përfaqsojnë denjësisht fanellën.

Merakto e bllokuar? Kjo është punë e klubit. Me bisedat që kam bërë, pritet një përgjigje positive. Në të kundërt klubi e ka një plan B, në rast se përgjigjia vjen me vonesë.

Me të gjitha ekipet kanë qenë kontrata një vjeçare. Kjo për shkak se projektet kanë qenë pragmatiste, diçka që nuk e shikoj te Partizani. Megjitahët gjithçka do të vendoset në bazë të rezultateve. Shpresoj që të mos ndodhë kjo gjë. Shpresoj që të ndërtojmë një punë që të jenë më afatgjata se ato të parat.

Stafi do të prezantohet në ditët në vazhdim. Kemi vendosur ta prezantojmë në ditët në vijim, kur të jetë i plotësuar.

Loja ëshët një gartanci për vazhdimsinë nga ku vijnë edhe rezultatet. Nëse bëjmë një lojë të mirë, do të thotë se ëhstë një garanci për rezultate. Objektivat nuk i përcaktojmë, por të gjithë kur marrim drejtimin e këtij klubi I dinë deri diku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"