Partizanin e “tradhton” edhe kalendari i mbetur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2016 | 10:57

Partizanin e “tradhton” edhe kalendari i mbetur

Partizanit i mbeten edhe nëntë ndeshje shprese për të rikthyer titullin, që i mungon nga sezoni 1992-1993. partizaniTë kuqtë janë në duel të hapur me Skënderbeun, i cili në 27 javët e luajtura ka grumbulluar 4 pikë më shumë se kryeqytetasit.

Përpos diferencës katërpikëshe, edhe kalendari nuk e favorizon Partizanin në krahasim me ndeshjet që ka Skënderbeu në pjesën e mbetur.

Në fazën e katërt Partizanin e presin pesë transferta, madje dy radhazi që në fillim, ndërsa korçarët kanë një ndeshje më pak jashtë fushës së tyre. Përballjen e katërt për këtë sezon mes dy ekipeve kalendari e rezervon që të luhet në Korçë. Pra, të besuarit e trajnerit Mirel Josa kanë favorin që t’i presin në shtëpi rivalët e kuq. Për sa u përket transfertave, Partizani do të luajë në javën e 28-të në Laç, një javë më vonë në Vlorë; në javën e 31- të shkojnë në Kukës; java e 33- të rezervon derbin, ku Tirana është pritëse dhe në javën e parafundit janë mysafirë në Korçë.

Ndërsa Skënderbeu provën e parë të zjarrit në transfertë e ka në javën e 29- të në Kukës; në javën e 31-të vijnë në kryeqytet përballë Tiranës; në javën e 33-të shkojnë në Durrës dhe kampionatin e mbyllin në stadiumin e Vlorës. Ndonëse distanca me Skënderbeun dhe kalendari nuk janë favorizues, Partizani i trajnerit Agostineli nuk është dorëzuar dhe ka besim në arritjen e objektivit madhor, fitimi i titullit kampion.

Përpara se të shkojnë në Korçë, në javën e parafundit të sezonit, trajneri Agostineli kërkon që të rikuperojë një pikë titulli. Trajneri italian ka besim se, nëse ndeshja direkte me Skënderbeun do ta gjejë Partizanin tri pikë larg korçarëve, titulli kampion do të jetë i “demave”. Pra, sfida e Agostinelit është që Partizani ta sigurojë titullin në duelin direkt me bardhekuqtë në përballjen e javës së 35-të.

Faza e 4-t

KALENDARI I SKËNDERBEUT
Java 28: Skënderbeu-Vllaznia
Java 29: Kukësi-Skënderbeu
Java 30: Skënderbeu-Tërbuni
Java 31: Tirana-Skënderbeu
Java 32: Skënderbeu-Bylisi
Java 33: Skënderbeu-Laçi
Java 34: Teuta-Skënderbeu
Java 35: Skënderbeu-Partizani
Java 36: Flamurtari-Skënderbeu
KALENDARI I PARTIZANIT
Java 28: Laçi-Partizani
Java 29: Flamurtari-Partizani
Java 30: Partizani-Vllaznia
Java 31: Kukësi-Partizani
Java 32: Partizani-Tërbuni
Java 33: Tirana-Partizani
Java 34: Partizani-Bylis
Java 35: Skënderbeu-Partizani
Java 36: Partizani-Teuta

Përgatiti: ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"