“Partizanin e kam në zemër, m’u duk sikur e lashë në baltë”, Bitri për “Panorama TV”: Kolela solli harmoni, ja çfarë më tha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 23:00

“Partizanin e kam në zemër, m’u duk sikur e lashë në baltë”, Bitri për “Panorama TV”: Kolela solli harmoni, ja çfarë më tha

Eneo Bitri është lojtari i ri i skuadrës çeke, Banik Ostrava. Mbrojtësi u largua nga Partizani për një aventurë të re në Europë në mes të sezonit. ai ka zbuluar gjithçka në një lidhje direkte me emisionin “Panorama Sport” në “Panorama TV”.

bandicam 2023-01-27 16-36-29-720

“Jam ndier shumë mirë. kam pasur një mikpritje të ngrohtë. Jemi profesionist dhe ata dinë si ta presin një futbollist të ri.

Negociatat kanë filluar nga dhjetori. Ditët e fundit kam marrë vesh që kam pasur një ofertë.

Është një futboll që luhet shumë fizikisht. Është një pjesë që unë e kam shumë qejf. Mendoj se ky futboll do të më përshtatet. Jam këtu për një vit e gjysmë. Do t’ia lëmë kohën që të ambientohem.

U largova nga Partizani në mënyrë jo të mirë sepse e lashë ekipin në baltë. Unë mendova karrierën dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Por Partizani është në zemrën time.

Partizani ka humbur dhe me Birtin dhe me Skukën. Ne të dy ishim një nga ato pikat më të forta të ekipit.

Partizanit i mungon pak fati. Unë mendoj se i mungon shumë kjo gjë. Ka një trajner mjaft me njohuri për sportin. Ka ndryshuar harmoninë. Me trajnerin e kaluar nuk kishte harmoni. Kolela e bëri mjaft mirë këtë gjë. futbolli është edhe pak fat.

Kolela u mërzit shumë. Kishim një marrëdhënie mjaft të ngushtë me njëri tjetrin. Ai më uroi fat.

Ofertë nga Tirana? Jo asnjëherë. Jam i dashuruar me Partizanin. Kohët e fundit u bëra dhe më shumë tifoz sepse ky është dhe një problem në futboll. Kjo gjë të ndikon në aspektin e fushës. Mendova se zgjodha karrierën para zemrës.

bandicam 2023-01-27 16-34-47-057

Objektivi im është që të bëj maksimumin në këtë klub. Çekia është një ligë mjaft e fortë. Hapi i radhës është të arrijmë objektivat e klubit. Shpresoj që të jem pjesë e Kombëtares. Është ëndrra ime.

Ndryshimi është që këtu gjërat janë pak më shumë strikt. Janë shumë serioz si klub. Edhe Partizani ishte super serioz. Po këtu janë 3-4 fusha. Kjo është gjëja kryesore të ndihet komod në jetën sportive. Te Partizani po bëhet kompleksi i vetë.

Mendoj se janë 3-4 futbollistë që mund të bëjnë mjaft mirë këtu. Drejtuesit këtu janë të interesuar për futbollin shqiptar. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë këtu.

Ata që do të më mungonin dhe që do i doja këtu më shumë janë Telushi dhe Murataj.

Objektivi im është të jem pjesë e Kombëtares. Me ardhjen e Silvinjos normalisht që gjërat do të ndryshojnë. Çdo trajner ka filozofinë e vetë. Unë do të jap maksimumin që të jem pjesë e grupit dhe e lojës.

Kombëtaren e fitova dhe nga Partizanit. Është më shumë zgjedhje karriere. Unë kam pasur eksperiencë jashtë. në fillim shkoi mirë dhe më pas keq dhe nuk munda më të largohesha nga Shqipëria.

Jo, nuk e kam takuar Silvinjon.

bandicam 2023-01-27 16-35-11-840

Kur ka punuar me trajner si Mançini, ka qenë pjesë e Brazilit, ai ka eksperiencën e ka. Shpresoj që gjërat të shkojnë mjaft mirë.

Është herët për të folur. Unë kam disa klauzola këtu.

Synimi është mos të kthehem në Shqipëri. Futbollit nuk i dihet asnjëherë, por synimi për momentin është mos të kthehem në Shqipëri”, u shpreh Bitri për “Panorama TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"