Partizani zyrtarizon Felipe Gomes, prezantohet të enjten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2016 | 15:36

Partizani zyrtarizon Felipe Gomes, prezantohet të enjten

Mesfushori brazilian, Filipe Gomes, pritet të jetë një nga prurjet më të goditura të Partizanit në merkaton e janarit. Këtë e ka konfirmuar edhe sot faqja zyrtare e klubit në “facebook” Gomes do të vijë i huazuar për një periudhë 6-mujore nga skuadra e Peruxhias.

12512593_463899523804449_1289605607897356750_nIsh-lojtari i Romës, që më herët ka bashkëpunuar me trajnerin Agostineli te Vareze, ka pranuar të luajë me Partizanin në pjesën e dytë të sezonit. Drejtori i të kuqve, Dritan Dervishi, ka udhëtuar drejt Italisë, ku pritet që të kthehet së bashku me mesfushorin brazilian.

Gomes me shumë mundësi do të prezantohet nga klubi kryeqytetas gjatë paradites së ditës së enjte, ndërsa pasdite mund të debutojë me “demat” në miqësoren me Teutën, që do të luhet në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Filipe Gomes pritet të përmbushë një nga kërkesat e trajnerit Agostineli, i cili kërkonte që në ekip të afronte një lojtar që të vepronte para mbrojtjes, i cili do të merrte përsipër edhe organizimin e lojës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"