Partizani zyrtarizon dy afrime të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2016 | 13:20

Partizani zyrtarizon dy afrime të reja

Klubi i partiznait njofton sot se ka arritur marrëveshjen me dy lojtarët e ardhur për provë, Festim Krasniqin dhe Mario Dajsinanin.pa

Sulmuesi 25 vjeçar, Krasniqi i cili iu bashkua skuadrës përgjatë merkatos së Janarit me paraqitjen e dhuruar ka bindur trainerin Agostineli dhe tashmë do të jetë pjesë e Partizanit teksa ka nënshkruar një kontratë deri në fund të kampionatit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. |

Ndërkohë Mario Dajsinani do të jetë pjesë e Partizanit për 3 vitet e ardhshme. Portieri i talentuar 17-të vjeçar është afrimi i radhës i 15-të herë kampionëve të vendit në merkaton e Janarit. Dajsinani është aktivizuar në gjysmën e parë të sezonit me skuadrën e Besës së Kavajës dhe njëkohësisht pjesë e ekipit përfaqësues U 17.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"