Partizani zyrtarizon Da Silvan, konfirmohen detajet e kontratës së brazilianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 17:16

Partizani zyrtarizon Da Silvan, konfirmohen detajet e kontratës së brazilianit

Viktor Da Silva është prezantuar zyrtarisht si futbollisti më i ri i skuadrës së Partizanit. Mesfushori 27-vjeçar brazilian, është bërë pjesë e të kuqve për dy vitet në vijim, siç kishte zbuluar “Panorama Sport” e cila publikoi sot edhe detajet e tjera të kontratës së lojtarit me tipare sulmuese.

da silva

Me këtë futbollist, trajneri Kolela do të ketë më shumë forca në repartin e avancuar dhe më shumë zgjidhje ofensive në një ekip i cili tashmë ka marrë formë dhe vlerësohet si një nga pretendentët për të fituar titullin kampion në Superiore.

NJOFTIMI I PARTIZANIT

FK Partizani njofton afrimin e Victor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 27 vjeçari brazilian pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro me Olympiacos Nicosia ka firmosur një kontratë dy vjeçare me 16-të herë kampionët e Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"