Partizani zgjedh trajnerin e ri, i beson skuadrën një turku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2019 | 16:19

Partizani zgjedh trajnerin e ri, i beson skuadrën një turku

Skuadra e Partizanit në volejbollin e femrave po merr formë, teksa po rindërtohet pas largimit të trajnerit Roland Tarja në Amerikë. Pak ditë më parë ai solli zëvendëstrajnerin turk, Berkant Çakir, e tashmë presidenti Huqi ka arritur dhe akordin me trajnerin e ri po turk që do të jetë 57-vjeçari nga Stambolli, Nejat Sançak.

header

Një trajner i mirë, me një diplomë nga Universiteti i Kievit. Trajner që, përveç turqishtes, flet edhe anglisht e rusisht. Nejat Sançak duket se është joshur nga kontrata që klubi kampion i të kuqve ka ofruar për të.

7fb18e84-0c88-4f66-8d71-6ad0caf75048

Kujtojmë që pak ditë më parë ka nënshkruar me Partizanin edhe volejbollistja sulmuese e kombëtares sllovake, Romana Hudecova, e cila do të marrë pjesë në fazën e grupeve të finaleve të Kampionatit Europian 2019, si pjesëtare ekipit të kombëtares sllovake.

Profili i trajnerit

Presidenti i Partizanit, Rogert Huqi, pati deklaruar: “Hudecova është transferimi ynë i parë ndërkombëtar krahastransferimeve tona lokale dhe do të kemi më shumë surpriza për shoqërinë shqiptare të sporteve deri në Ligën e Kampioneve përpara raundit të dytë të kualifikimit kundrejt Jedinstvo Brckos, që ne do të luajmë në shtëpi”.

A. Dushku – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"