Partizani zbret nesër në fushë, ja si pritet rreshtimi i të kuqve për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:56

Partizani zbret nesër në fushë, ja si pritet rreshtimi i të kuqve për sezonin e ri

Bojkoti i kampionatit i ka detyruar skuadrat që të zhvillojnë ndeshje miqësore në mënyrë që të mbajnë lojtarët të karikuar dhe në ritëm. Partizani parashikohet që ta mbushë fundjavën me një miqësore, ku nesër do të jetë përballë Korabit.

Partizani

Me dibranët të kuqtë kanë zhvilluar testin e parë veror, ku barazuan 1-1 dhe mbase miqësorja e nesërme mund të jetë për t’i hapur rrugën fillimit të sezonit të ri. Trajneri Ilir Daja prej javësh ka nisur një punë eksperimentale te Partizani, pasi bllokimi i merkatos në hyrje e detyron stafin që të përshtatë alternativa për disa role.

Në kushtet aktuale, trajneri po punon sipas planit “B”, pa merkato, plus që Çinari duhet të vuajë pezullimin e marrë nga FIFA, që mund të përfundojë në dhjetor. Për momentin, trajneri e ka krijuar idenë e një formacioni të mundshëm.

form

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"