Partizani zbret në fushë për testin e radhës, ja me kë luajnë ditën e sotme të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 10:32

Partizani zbret në fushë për testin e radhës, ja me kë luajnë ditën e sotme të kuqtë

Partizani po e përgatit me seriozitet maksimal fillimin e sezonit të ri, ndonëse dihet se të kuqtë nuk kanë mundësi që të bëjnë afrime, për shkak të merkatos së bllokuar.Partizani 2-1

Shtyrja e startit të kampionatit ka bërë që Partizani t’u kthehet sërish përgatitjeve në Ohër, ku ka planifikuar edhe një miqësore, e cila do të luhet sot me Pogradecin në orën 16:45 në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Kjo minifazë e dytë i vjen në ndihmë trajnerit Daja, i cili ka më shumë kohë për të konfiguruar skuadrën. Partizani quhet kantier i hapur pune, pasi trajnerit Ilir Daja i duhet të zgjidhë pesë nyje në fazën defensive, ku në mungesë të prurjeve duhet të përshtatë lojtarë nga grupi i trashëguar nga sezoni i fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"