Partizani vuan nga krahët. Apolonia, një shans për të rregulluar problemet te të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 20:39

Partizani vuan nga krahët. Apolonia, një shans për të rregulluar problemet te të kuqtë

Skuadrat e Superiores nuk kanë kohë për pushime pas ndeshjes së fundjavës dhe ditën e mërkurë do të zbresin sërish në fushë. Partizani do të udhëtojë drejt Fierit, aty ku i pret ekipi i Apolonisë për sfidën e vlefshme të javës së katërt të Superiores. “Demat e kuq” vijnë pas barazimit 0- 0 ndaj Laçit në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku mund të merrnin edhe fitoren, ndërsa Apolonia mori një barazim 1- 1 kundër Kastriotit në Krujë.
Partizani 5-0
MBROJTJA – Mbrojtja e Apolonisë ka pësuar pesë gola deri më tani këtë sezon, duke qenë më e dobëta deri tani së bashku me Bylisin. Ky është një problem për të besuarit e italianit Kolela, i cili pa dyshim do të donte një mbrojtje më solide.

SULMI – Takimi kundër Apolonisë është një shans i artë për sulmuesit e Partizanit që të gjejnë rrugën e rrjetës. Pa dyshim qëështë një transfertë e vështirë, duke parë që Partizani ka marrë vetëm 2 fitore në 9 ndeshje në Fier, por “demat” kanë treguar se dinë të shënojnë.
Solomon Asani
SOLOMON – Solomon ka mundësinë të jetë protagonist në sfidën ndaj Apolonisë për të “korrigjuar” disi ato shanse të humbura kundër Laçit në fundjavë. Sulmuesi nigerian ka shënuar vetëm një gol në tri javë kampionat, por më shumë ka luajtur si sulmues i majtë, duke u sakrifikuar për ekipin.

FORMACIONI – Tekniku Daja mund të eksperimentojë me formacionin duke parë mungesat, sidomos në repartin e sulmit. Bardhi mund të aktivizohet edhe si sulmues i majtë, çka do t’i jepte të tjera hapësira mesfushorit Kote, që luajti titullar kundër Laçit. Solomon pritet të ketë mundësinë e tij si qendërsulmues, ndërsa Mala pritet të rreshtohet sërish si sulmues i djathtë.
asani-melo-e1603801841476
PROBLEMET – Dëmtimet te Partizani janë prezente. Asani është mungesa më e madhe, ndërsa Braun dhe Kardozo kanë probleme fizike. Braziliani Melo është rikuperuar nga dëmtimi, por nuk duket të jetë në kondicionin e duhur fizik dhe kalendari i ngjeshur nuk e ndihmon aspak.

KRAHU I DJATHTË – Gjithsesi, problemi më i madh për Dajën është krahu i djathtë i sulmit. Asani mungon, Çinari është i pezulluar. Braun, i cili e bëri këtë pozicion në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë kundër Apolonisë ku shënoi dhe golin e fitores, është në dyshim për takimin ndaj fierakëve. Mala është spostuar në atë rol, por me vetëm 5 gola të shënuar në 72 ndeshje me “demat”, nuk është një rrezik i madh para porte.

STATISTIKAT – Partizani nuk ka një statistikë të mirë në ndeshjet në transfertë kundër Apolonisë. Në 9 transfertat e fundit në Fier, “demat” kanë marrë vetëm dy fitore, duke u mposhtur 7 herë. Në 21 takimet e fundit mes dy skuadrave, Partizani ka një rekord disi më të mirë, pasi e ka mposhtur 11 herë ekipin fierak, dy sfida janë mbyllur në barazim, ndërsa Apolonia ka fituar 8 takime.
unnamed
SFIDA E FUNDIT – Takimi i fundit mes Apolonisë dhe Partizanit është shumë i freskët. Dy skuadrat përplasën “brirët” vetëm 12 ditë më parë në Kupën e Shqipërisë. Në atë tur të dytë të Kupës, ishin “demat” që triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të Braunit. Të besuarit e Dajës avancuan në çerekfinale, ndërsa Apolonia u eliminua.

VERONIK ISTREFAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"