Partizani vuan në Pogradec, Sukaj i jep fitoren në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2017 | 15:54

Partizani vuan në Pogradec, Sukaj i jep fitoren në fund

Partizani ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë në transfertë ndaj Pogradecit.

pogradeci partizani

Edhe pse zbritën në fushë me lojtarët më të mirë, të kuqtë vuajtën shumë dhe golin e vetëm për fitoren 0-1 e shënoi Sukaj në minutën e 85-të.

Pas kësaj ndeshjeje, Partizani do jetë më i qetë në takimin e kthimit teksa kualifikimi për në çerekfinale tashmë duket formalitet.

POGRADECI – PARTIZANI 0-1
Sukaj 85′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Vila (Kotobelli 46′), Batha (Sulejmani 76′), Asani, Progni (Sukaj 62′), Fili, Bardhi
Trajner: Klevis Dalipi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"