“Partizani vinte pas një ngërçi psikologjik”, Mehmeti: Merkato? Jemi në kërkim të një sulmuesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 14:19

“Partizani vinte pas një ngërçi psikologjik”, Mehmeti: Merkato? Jemi në kërkim të një sulmuesi

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Kastriotit, e cila do të zhvillohet në orën 13:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, në konferencën për shtyp është shfaqur, Dritan Mehmeti, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë:

DRITAN MEHMETI

“Çdo ndeshje ka historinë e saj. Skuadra kishte kohë që shkëputej nga një ndeshje dhe ndikon dhe ekipi vinte nga një ngërç psikologjik. Jemi munduar që të nxjerrim pikat mbi i sa i përket ndeshjes ndaj Egnatias, sepse edhe kur fiton duhet të nxjerrësh mësime.

Rezultati pozitiv jep bonus emocional grupit megjithatë ne duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi bërë detyrën. Nesër duhet të jemi shumë serioz dhe konkret sepse çdo ndeshje ka vështirësitë e saj. Ne kemi marrë masat e duhura, skuadra e Kastriotit jo vetëm ka ndryshuar stafin teknik, por edhe disa elementë.

Kastrioti ka ndryshuar totalisht filozofinë e lojës, ne jemi Partizani dhe do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren. Unë jam pjesë e Partizanit. Mendoj që për pjesë e kaluar, klubi ka bërë analizë për atë pjesë dhe për momentin kanë qenë disa lojtarë që nuk kanë dhënë atë që pritej.

Ky ishte vendim i klubit dhe është marrë ky vendim për të mos qenë më pjesë e Partizanit. Kallaku është lojtar që cilësitë e tij dihen. Ka marrë pjesë në të gjitha seancat stërvitore dhe nesër do të jetë një pjesë kryesore e formacionit, por ende nuk kemi vendosur nëse do të jetë titullar.

Merkato e janarit nuk sjell shumë elementë dhe është shumë e vështirë që dhe jemi duke punuar gjatë gjithë kohës për të gjetur një sulmues. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme dhe ky është parimi im, të përqendrohemi gjithmonë te ajo sepse për ne çdo sfidë është shumë e rëndësishme për të arrijmë ritmin e duhur dhe pas çdo ndeshje do të duhet që të bëjmë analizë. Skuka ka pas një kontraksion muskulor dhe kjo vjen si pasojë ngarkesave të mëdha fizike.

Është një lojtar që gjithmonë jep maksimumin dhe ai ka bërë një rikuperim deri në 80%. Do të flas me stafin mjekësor që të dalim në një pikë përfundimtare nëse do të jetë ose jo nesër. Mua më duhet një sulmues që të jetë pikë referimi. Mua nuk më interesojnë shumë emrat, por te pozicioni dhe filozofia që unë kam për ta parë Partizanin aty ku dua. Dajan Shehi është pjesë e rëndësishme e Partizanit.

Ka bërë mirë pjesën e parë të sezonit. Ekipi ynë ka nevojë për elementë sepse konkurrenca rrit cilësinë, megjithatë te Partizani duhet që çdo lojtarë ta ndjejë fanellën dhe të japë maksimumin. Pa dëshirën e lojtarit ne nuk mund të mbajmë asnjë.”, përfundoi Dritan Mehmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"