Partizani, vëmendja tek Kukësi-Skënderbeu. Ndaj Korabit një ndeshje stërvitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2017 | 12:14

Partizani, vëmendja tek Kukësi-Skënderbeu. Ndaj Korabit një ndeshje stërvitore

Partizani-Korabi do të mbyllë javën e 35-të të Kategorisë Superiore, takim i cili do të luhet të dielën, ora 17:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”. Takim në fjalë do të luhet 24 orë pas katër ndeshjeve të tjera, ku gjithë vëmendja është përqendruar te përballja Kukësi-Skënderbeu.

partizani

Përfundimi i këtij dueli mund ta mbyllë një javë para çështjen e titullit kampion, ose përndryshe tre ekipet do ta diskutojnë kurorën edhe në 90-minutëshin e fundit të sezonit. Ecuria e ndeshjes Partizani-Korabi varet shumë edhe nga rezultati final i takimit që do të luhet nesër në “Zeqir Ymeri” të Kukësit.

Fili Partizani-Korabi

Thuhet se Partizani nuk është dorëzuar dhe do të luftojë deri në fund për titullin, trofe i cili tani nuk varet direkt nga “demat”. Në rast se Kukësi fiton ndaj Skënderbeut, ndeshja e së dielës luhet vetëm sa për statistikë, pasi pozicioni i dy ekipeve nuk ndryshon.

Nëse ndodh ky version, Partizani-Korabi do të merrte trajnon e një ndeshje stërvitore, ku pa dyshim do të kishte risi në formacionin e “demave të kuq”. Në rast fitoreje të korçarëve, apo nëse ndeshja mbyllet në barazim, Partizani do të kërkojë me ngulm fitoren ndaj dibranëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"