Partizani vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, të kuqtë zhvillojnë ditën e sotme miqësore me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2020 | 10:26

Partizani vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, të kuqtë zhvillojnë ditën e sotme miqësore me skuadrën e…

Faza përgatitore e Partizanit në Ohër po shkon drejt fundit. Përveç ngarkesës maksimale, stafi e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të luajtur disa ndeshje miqësore.Partizani

Sipas planeve, sot kanë testin e fundit. Struga do të jetë kundërshtari i radhës, takim i cili është parashikuar që të luhet në orën 17:00 në stadiumin e Ohrit.

Pas takimit me Strugën, që militon në elitën e futbollit maqedonas, Partizani e mbyll fazën në Ohër dhe ekipi kthehet në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"