“Partizani u ndihmua nga arbitri”, trajneri i Luftëtarit : Kam rezerva për lojtarët e mi, prej kohësh mendojmë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2020 | 19:10

“Partizani u ndihmua nga arbitri”, trajneri i Luftëtarit : Kam rezerva për lojtarët e mi, prej kohësh mendojmë për…

Neritan Novi është shfaqur shumë i mërzitur për humbjen e thellë ndaj Partizanit ditën e sotme, duke shtuar më tej se u dëmtuan edhe nga arbitri.bandicam 2020-06-14 19-05-47-153

Trajneri i Luftëtarit u shpreh se ka rezerva për ekipin e tij për golat e shumtë të pësuar në ndeshjet e fundit. Gjithashtu ai është shprehur se prej kohësh po mendohet për vitin tjetër në Kategorinë e Parë, duke thënë se objektivi do të jetë ngjitja në Superiore sezonin tjetër.

“Partizani nuk ka nevojë për arbitra sepse është ekip i kompletuar. Nuk dua të justifikohem për arbitrin, pasi nuk na nxori me të kuq ishim në disavantazh të madh. Por me vendimet e tij ne na dëmtoi shumë. Unë kam rezerva për ekipin tim, pasi në dy ndeshjet e fundit kemi pësuar shumë gola. Nga Luftëtari kanë ikur shumë lojtarë, kemi bërë shumë largime cilësore.

Duke parë renditjen dhe mundësitë  e pakta që kishim për mbijetesë u përqendruam te çunat e rinj. Në mendojmë për vitin e ardhshëm dhe do respektojmë kampionatin. Ne nuk prisnim matematikën për rënien pasi prej kohësh e kishim ndarë mendjen, ne do vazhdojmë të luajmë ndeshje të bukura dhe të përgatitemi për sezonin tjetër. Objektivi për vitin tjetër? Kemi rreth 25 lojtarë që i kemi në kontratë edhe për sezonin tjetër dhe do tentojmë ngjitjen sezonin tjetër.”, u shpreh Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"