Partizani ‘tris’ ndaj Vllaznisë, të kuqtë 2 pikë larg Skënderbeut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2016 | 20:45

Partizani ‘tris’ ndaj Vllaznisë, të kuqtë 2 pikë larg Skënderbeut (VIDEO)

UPDATE/ Partizani fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Vllaznisë duke iu afruar kreut të klasifikimit me 2 pikë larg Skënderbeut.

Pjesa e parë në “Qemal Stafa” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0 dhe ekipet zhvilluan një lojë të kujdesshme mes tyre.

vla

Ndryshe rezultuan 45′ minutat e dyta. Djemtë e Agostinelit gjetën golin e avantazhit në minutën e 60′ me anë të Xhevahir Sukajt. Pas shënimit të golit të parë, Partizani mori në dorë frenat e lojës duke dominuar takimin.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Fili dyfishon rezultatin me një gol me goditje me kokë pas një topi që mori nga goditja e këndit. Ndërsa goli i tretë u shënua sërish nga shkodrani Xhevahir Sukaj.

Me këtë fitore Partizani i afrohet kreut me 64 pikë, ndërsa Skënderbeu pas humbjes ndaj Tërbunit një natë më parë, u ndal në kuotën e 66 pikëve.

Untitled-11

MINUTAT: 

Pjesa e dytë

90′ Gooool! Xhevahir Sukaj shënon golin e tretë.

87′ Gooool! Dyfishon Fili! Një goditje nga këndi për Partizanin pasohet për Filin, i cili shënon me kokë nga e majta e portierit të Vllaznisë.

85′ Hakaj kroson nga e majta, topi përplaset në traversë, por për anësorin topi ka marrë një trajektore që ka dalë jashtë vijave kufizuese. Rivënie fundore për Partizanin.

82′ Bardhi fiton një goditje dënimi jashtë zonëns së rreptësisë. Gomesh dhe Batha pranë topit. Gjuan Gomesh, topi devijohet në goditje nga këndi.

81′ Shtubina pason një top në qendër të zonës së rreptësisë, por nuk kutpohet nga lojtarët e tij. Topi përfundon në duart e portierit Hoxha.

80′ Gomesh kroson në zonë, por Marku e largon në goditje nga këndi.
79′ Trashi nis një rivënie anësore nga krahu i majtë, topi përfundon te Bardhi i cili fiton një goditje dënimi.
76′ Çinari kërkon një pasim në zonë, por kupton gjithçka Batha që ndal aksionin.

67′ Trashi shkakton goditje të dënuar, ndërshkohet me karton të verdhe.

60′ Gooool! Shënon Xhevahir Sukaj! Depërtim nga krahu i djathtë i Fejzullahut, që driblon dy lojtarë të Vllaznisë brenda zonës dhe pason saktësisht për Sukajn. Ky i fundit i lirë dhe vetëm 1 metër larg vijës fatale e dërgon topin në rrjetë duke kaluar të kuqtë në avantazh!

56′ Trashi nis një aksion nga krahu i majtë, fiton një goditje dënimi, por pa rrezik për vendasit.
(Për një defekt teknik 10 minutat fillit të pjesës së dytë nuk janë të pasqyruara në web).
Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Vllaznia 0-0
44′ Karton i verdhë për Bicajn për faull ndaj Shtubinës.
39′ Kundërpërgjigjet partizani, Krasniqi godet nga distanca, dhe Bicaj provon me finte ta shtyjë në rrjetë, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule.
36′ Pranë golit Vllaznia, asist perfekt nga për Shtubinën, sulmuesi avancon i vetëm drejt portierit, godet, por pret Alban Hoxha duke e shpëtuar portën nga goli i sigurt.
32′ Ka probleme për Shtubinën, sulmuesi shkodran merr ndihmën e stafit mjeksor dhe rikthehet sërish në fushë.
27′ Vijon të mbetet përpara Partizani, të kuqtë në kërkim të golit.
23′ Partizani dukshëm më kërkues në këto minuta, Vllaznia vazhdon të mbrohet mirë.
19′ Kërcënues Partizani, Fejzullahu depërton bukur në krahun e djathtë futet në zonë, kroson drejt qendrës, por del i sigurt Dragojevic dhe kontrollon topin.
15′ Minuta të qeta, Vllaznia tregohet e kujdesshme në mbrojtje ndërsa Partizani tenton të çajë duke krijuar aksione.
10′ Rasti ideal për Partizanit, Sukaj merr një pasim brenda zonës dhe godet me të majtë, por shpëton portën mrekullisht Dragojeviç duke e devijuar topin në goditje kendi.
08′ Ende asnjë shkëndijë nga të dyja skuadrat. Topi luhet më së shumti në mesfushë.
04′ Trashi tenton goditjen nga distanca, por krejtësisht e gabuar.
03′ Sekondat e para të sfidës janë të qeta.
01′ Ka nisur ndeshja me topin e parë të luajtur nga Partizani.

Partizani – Vllaznia 3-0
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Veliu, Vila, Batha, Filipe, Trashi, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Vrapi, Marku, Hakaj, Rudovvic, Tafili, Kapaklija, Vecaj, Shtubina, Kalaja Trajner: Armando Cungu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"