Partizani/ Trajneri i ri pritet të jetë sërish i huaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2016 | 12:31

Partizani/ Trajneri i ri pritet të jetë sërish i huaj

Partizani duket se nuk heq dorë nga trajnerët e huaj. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se edhe tekniku i ri që do të drejtojë të kuqtë në sezonin e ardhshëm do të jetë sërish nga jashtë vendit, por pa specifikuar shtetin. agostineliKontaktet e para të njerëzve pranë presidenti Demi me teknikë të ndryshëm kanë nisur dhe në ditët në vijim do të ketë edhe emra konkretë, por publik do të bëhet vetëm trajneri i përzgjedhur. Mësohet se në krye të të gjitha tratativave do të jetë këshilltari i presidentit Demi, Sulejman Starova, që do të kujdeset për ekipin sezonin e ardhshëm.

Trajneri që do të marrë përsipër drejtimin e të kuqve pritet të përcaktohet në tri ditët e ardhshme, pasi Partizani do të luajë në Europa Ligë. Kështu që nevojitet fillimisht vlerësimi i grupit aktual të lojtarëve që janë pjesë e skuadrës dhe më pas të mendohet për merkaton. Deri në këto momente, si përforcime të mundshme të të kuqve kanë dalë disa emra, por më parë pritet të përcaktohet trajneri i ri dhe më pas të bëhen afrimet e reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"