PARTIZANI-TIRANA/ Derbi i një “bote” tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 15:17

PARTIZANI-TIRANA/ Derbi i një “bote” tjetër

Partizani dhe Tirana do të zbresin sot në fushë përballë njëra-tjetrës për herë të 155-të. Me start në orën 19:00, mbrëmja e së premtes do të ketë në epiqendër të saj supersfidën e futbollit shqiptar. 

lerda egbo

Është një derbi i pazakontë. Jo vetëm sepse luhet në të premten me datë 13, kombinimin e ditës dhe datës të cilën bota e perëndimit ndonjëherë e konsideron edhe si ters. Përkundrazi, kjo mund të jetë edhe festë e madhe. Një shkëndijë shprese se gjërat mund të ndryshojnë në të ardhmen. Madje, duhet të ndryshojnë në të ardhmen pas asaj që hoqi Shqipëria dhe situatës në të cilën po kalon prej tërmetit.

Pra mund të jetë derbi që mund të vrasë akoma më shumë frikën edhe për të zgjuar dëshirën për jetë, për të bërë gjëra të mira. Qoftë edhe për iniciativën e Partizanit, i cili me shumë bujari është gati që të falë gjysmën e të ardhurave nga një ndeshje të cilën klubet shqiptare e presin me padurim për nga niveli i arkëtimeve. Por nuk ka vetëm këto veçori. Ky derbi ka faktin që mjafton të përmendësh se dy trajnerët janë të huaj për herë të parë. Mjafton të thuash që Tirana vjen me një trajner që nuk është fiks, por me atë të portierëve që do të ketë edhe spaletat e drejtimit të ekipit. Më pak fjalë ky është një…

DERBI I NJË BOTE TJETËR 

* Një derbi i një bote krejt tjetër nga kjo shqiptare, edhe për faktin se do të luhet në një stadium që tifozët nuk e kanë shijuar ndonjëherë në viset tona. Përveçse përtej kufijve. Jo vetëm për sportdashësit, por edhe për vetë presidentët është i një bote krejt tjetër, duke qenë se nuk e kanë parë kurrë në vendin tonë një prani të tillë tifozërie dhe arkëtimi të ardhurash.

air albania 2 me logo

* Për herë të parë, në derbi do të jenë njëkohësisht dy të huaj. Për ironi të fatit njëri ish-sulmues, ndërsa tjetri ishportier.

* Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të luhet një derbi me këtë diferencë vendesh, kryesuesja me vendin e tetë dhe që në të njëjtën kohë distancën e kanë prej vetëm 6 pikësh.

* Derbi rikthehet në gjenezë dhe klubet e kryeqytetit rikthehen në shtëpi. Luhet për herë të parë në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania Stadium”. Pikërisht, mbi truallin ku edhe është luajtur derbi i parë zyrtar, në “Qemal Stafa” në vitin 1946.

partizanii

* Është një derbi në të cilin mungojnë golashënuesit më të mirë në të dyja ekipet. Te Tirana, Edon Hasani është i konfirmuar për shkak të dëmtimit që ka pësuar ndaj Kukësit, por edhe në kahun tjetër, Çinari e Asani, rrezikojnë edhe që të startojnë nga stoli.

* Bëhet fjalë për derbin më të madh të mijëvjeçarit. Që pas viteve ’00, nuk ka pasur ndonjëherë interesim kaq të jashtëzakonshëm. Sigurisht, që mes të pranishmëve në impiant sot, shumë syresh do të jenë për kuriozitetin e stadiumin, përveçse për të shijuar këtë supersfidë të kryeqytetit.

* Është një derbi ku Tirana për herë të parë e luan pa një trajner fiks, por me atë të portierëve që është vendosur provizorisht për të drejtuar skuadrën. Të paktën në këtë mijëvjeçar të ri.

* Kjo përballje derbi do të luhet në një datë specifike. Sot është e premte, data 13. Kombinim, që zakonisht sipas supersticionit perëndimor është një ditë pa fat.

tiranaaaaaa

* Sot është një derbi i cili pritet që t’i japë pak ngjyra, t’ua heqë disi frikën njerëzve dhe të japë një shkëndijë, të ndryshojë disi moralin dhe gjendjen shpirtërore pas atij tërmeti katastrofik që tronditi Shqipërinë. Sepse fundja, edhe një pjesë e mirë e parave do të shkojnë pikërisht në ndihmë të familjeve të prekura dhe në nevojë.

* Derbi për qytetarinë. Në një impiant të tillë, që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë dhe krahasohet të jetë edhe më i miri në rajon, do të presë për herë të parë supersfidën e futbollit shqiptar dhe të kryeqytetit. Dy ekipet emblemë, dy nga tifozëritë më të organizuara dhe masive dhe mbi të gjitha, dy grupimet që duhet të tregojnë… qytetarinë e kryeqytetit.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"