Partizani tentoi të surprizonte tifozët, klubit i dështon transmetimi “live”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2021 | 12:18

Partizani tentoi të surprizonte tifozët, klubit i dështon transmetimi “live”

Dje në stadiumin “Nexhip Trungu” të Cërrikut sfida Partizani-Besëlidhja u luajt pa tifozë. Me këtë betejë, Partizani shlyen edhe dënimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës për thyerjet e rregullores nga fansat e “demave” në derbin ndaj Tiranës në “Air Albania”.

partizani beselidhja

Duke qenë se luhej pa spektatorë dhe ndeshja nuk transmetohej në televizion, të kuqtë morën iniciativën ta bënin këtë vetë, në kanalin e tyre në “YouTube”, por pa rezultatin e duhur sepse arritën të transmetonin vetëm disa minuta nga ndeshja.

Në stadiumin e Cërrikut, i pranishëm për të parë ndeshjen ishte drejtori i klubit, Olsi Rama, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"