Partizani surprizon me Braun, Kukësi “top” para kampionëve. Ja si ndryshojnë formacionet e ekipeve

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 26, 2020 | 12:10

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Kukësi Partizani Të fundit

Partizani surprizon me Braun, Kukësi “top” para kampionëve. Ja si ndryshojnë formacionet e ekipeve

Kukësi vjen i plotë në përballjen e sotme me Partizanin dhe për këtë arsye, trajneri Shpëtim Duro ka alternativa të shumta. Te verilindorët nuk ka lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar, kështu që trajneri Duro pritet të zgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm, ku pa dyshim do të jetë një skuadër me theks sulmues, por edhe e kujdesshme në prapavijë. Kukesi-Partizani 0-0

Krejt e kundërta është në kampin e kuq, ku mungesa e katër titullarëve bën që trajneri Adolfo Sormani të bëjë eksperimente. Gjithsesi, trajneri italian nuk ka paraqitur justifikim para ndeshjes, por ka pohuar se planet i ka bërë me lojtarët e gatshëm dhe pret që t’ia dalë me ata ndaj Kukësit.

Gjatë këtyre seancave, trajneri Sormani ka provuar disa rreshtime në mesfushë. Me shumë mundësi, Trashi do të spostohet para në mesfushë dhe Hakaj pritet si mbrojtës i majtë. Kukesi-Partizani Shkurtaj vs Boldor

Romero pritet për krah Trashit, por për të plotësuar këtë sektor ka provuar të gjitha alternativat që ka në dispozicion, si Ferati, Kodra, Kote. Risia pritet të jetë sulmuesi Brajan Braun, i cili mund të luajë si mesfushor krahu.

KUK

 
PART

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com