Partizani sqaron gjendjen e Çanit, mjeku: Problemi iu konstatua edhe nga ai që e operoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2017 | 17:47

Partizani sqaron gjendjen e Çanit, mjeku: Problemi iu konstatua edhe nga ai që e operoi

Dëmtimi “misterioz” i Edgar Çanit, sipas klubit të Partizanit, ka një shpjegim. Për të qetësuar tifozët të cilët dëshironin të dinin më shumë rreth situatës së blerjes më të bujshme të kësaj merkatoje në futbollin shqiptar, klubi ka dalë me një komunikatë për shtyp të mjekut të të kuqve që sqaronte situatën e sulmuesit.

Iuliano dhe Cani

“Duke ndjekur me vëmendje lajmet e publikuara së fundmi nga mediat e shkruara, klubi përcjell një deklaratë të mjekut të skuadrës Doktor Dhimosten Gjini, nëpërmjet të cilës kërkon të informojë mediat dhe opinionin publik sportiv për gjendjen e Edgar Çanit”, shpjegonte klubi i kuq rreth situatës së krijuar së fundmi.

Deklarata e mjekut të Partizanit

Gjendja fizike që po kalon sulmuesi Çani është thjesht sforcim që ka ardhur për shkak të ngarkesës në stërvitje, fakt i cili është konstatuar edhe nga mjeku Italian, i cili e ka operuar Çanin.

cani partizani

Lojtari për disa ditë do të kryej një program atletik të diferencuar nga grupi për tu riaftësuar , nën kujdesin e fizioterapistëve. Kjo është e vërteta në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit Çani.

Mjeku i skuadrës

Dok. Dhimosten Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"