Partizani “spiunon” Tiranën, Musta e tepron me Muçën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 30, 2016 | 10:27


Partizani “spiunon” Tiranën, Musta e tepron me Muçën

 “Spiunimi” partizani - tiranaAgostineli dhe Dervishi “spiunojnë” Tiranën. Trajneri dhe drejtori i përgjithshëm i Partizanit kanë qenë të pranishëm mbrëmë në “Niko Dovana” për të ndjekur bardheblutë dhe studiuar kundërshtarin e radhës, me të cilin ndeshen vetëm të mërkurën. Ata u larguan nga stadiumi 5 minuta para se të mbyllej krejt sfida, ndoshta për të shmangur sytë e kureshtarëve.

Nerva

Ka tension në minutën e 45-të. Pak para se të mbyllet pjesa e parë, lojtarët nuk i kontrollojnë dot nervat. Pas një dyluftimi në mesfushë mes Kotobellit dhe Fukuit, ky i fundit ka hapur më shumë seç duhet duart, duke e goditur lehtë në fytyrë mbrojtësin e majtë. Në këtë moment ka nerva, pasi ndërhyjnë më kot Musta dhe Hila, duke pasur përplasje verbale me lojtarët e Tiranës, madje Musta e tepron me shtyrjet karshi Gentjan Muçës.

Ndërrimi

Arbitri i katërt Mahmuti ngre tabelën për të sinjalizuar zëvendësimin e parë të Tiranës, në të 64-ën, atë mes Vucajt dhe Peçit, por stafi teknik i bardhebluve proteston, pasi lojtari nuk ishte ende gati dhe i kërkojnë ta bëjë kur t’i thonë ata. Dhe, në fakt, ndërrimi u bë pas shtatë minutash.

Maska

Olsi Teqja vazhdon të luajë me maskë. Fraktura në hundë ende nuk ka kaluar plotësisht, ndaj lojtari polivalent për të mos rrezikuar përdor këtë mburojë. “Fair Play” – Mes tifozëve dhe trajnerëve ka pasur “fair play” të plotë. Në fundin e ndeshjes, tifozët durrsakë dhe ata bardheblu kanë duartrokitur ekipet kundërshtare, ndërsa Magani dhe Daja kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com