Partizani shikon brenda Superiores, të kuqtë interesohen për 3 lojtarët e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 22:49

Partizani shikon brenda Superiores, të kuqtë interesohen për 3 lojtarët e Apolonisë

Partizani për momentin nuk mund të bëjë zyrtarizime në merkato, pasi FIFA ia ka bllokuar për dy sesione. Gjithsesi, të kuqtë janë optimistë se embargo do të hiqet dhe klubi do të bëjë përforcimet e duhura në verë.
Partizani-Tirana 1-1
Në kuadrin e rindërtimit të skuadrës, mësohet se në planet e drejtuesve të Partizanit janë edhe tre lojtarë të Apolonisë, të cilët shikohen si të perspektivës, pasi janë edhe pjesë e Kombëtares U-21.
apoloniaaaaiiiaia
Burime pranë dy klubeve bëjnë me dije se Partizani interesohet për portierin Romeo Harizaj, mbrojtësin Eljon Sota dhe sulmuesin Mario Gjata. Por të kuqtë nuk janë të vetëm në këtë betejë, pasi këta dhe disa lojtarë të tjerë të skuadrës fierake janë të lakmuar nga disa klube me peshë të Superiores.

Drejtuesit e Apolonisë janë të fiksuar që të mos i shesin për pak gjë talentet e tyre, ndaj fillimisht mund t’i provojnë vetë në Superiore. Gjithsesi, nëse Partizani jep një ofertë të majme, Apolonia është e prirë të bëjë biznes, ku me shumë gjasa do të kërkojë të mbajë edhe përqindje të kartonëve të lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"