Partizani rikuperon Kalarin dhe Torasën: Gati për rusët në Elbasan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2016 | 22:54

Partizani rikuperon Kalarin dhe Torasën: Gati për rusët në Elbasan

Trajneri Adolfo Sormani pritet ta ketë të plotë grupin në ndeshjen e kthimit ndaj rusëve në “Elbasan Arena”.

Sormani dhe Bogdani

Sormani dhe Bogdani në stërvitje

Edhe pse të kuqtë e kanë thuajse të pamundur që ta kthejë disavantazhin 4-0 ndaj Krasnodarit, drejtuesit kanë premtuar një ndeshje dinjitoze në takimin e kthimit – të vlefshëm për fazën e “play-off”-t në Ligën e Europës.

Klubi i Partizanit njofton se grupi do të jetë i bashkuar pasi Kalari dhe Torasa kanë lënë pas dëmtimet.

“Ekipi ka mbyllur sot përgatitjet në Tiranë në prag të ballafaqimit të kthimit ndaj Krasnodar. Në orën 19:30 në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Peze grupi i lojtarëve ka kryer seancën e programuar stërvitore, seancë e cila është ndjekur edhe nga ish-sulmuesi i ekipit tonë përfaqësues dhe Partizanit Erion Bogdani, aktualisht pjesë e stafit tonë kuqezi.

Me grupin sot janë bashkuar edhe Kalari me Torasan, të cilët kanë lënë pas dëmtimet. Të martën ekipi do të grumbullohet në Elbasan në Hotel “Univers”.”,-njofton Klubi i Partizanit.

Më herët, Renaldo Kalari dhe Agustin Torasa janë përgatitur të diferencuar nga grupi.

Untitled-3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"