Partizani rikthen derbin, mesfushori i Tiranës shikohet si zgjidhje perfekte për mesfushën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 9:56

Partizani rikthen derbin, mesfushori i Tiranës shikohet si zgjidhje perfekte për mesfushën

Asion Daja është një emër i respektuar në kampin e kuq për vetë kontributin që dha mesfushori në eksperiencën e parë me “demat”. Ndonëse nuk pranohet publikisht, të kuqtë janë penduar që e lanë të lirë para dy sezonesh Dajën që t’i bashkohej Tiranës.

asion daja

Në kuadër të operacionit të dimrit, ku parashikohet që të ristrukturohen të gjitha hallakat e klubit, Asion Daja shikohet si një mundësi përforcimi për ekipin që në merkaton e dimrit. Për 27- vjeçarin nuk do të kishte probleme përshtatje, pasi jo vetëm lojtari, por edhe ekipi e njohin mirë njëri-tjetrin.

daja asion

Largimi i Ylber Ramadanit la një boshllëk në mesfushën e të kuqve, ndaj rikthimi i Asion Dajës mendohet si një prioritet. Mesfushori u afrua te “demat” nga trajneri Shpëtim Duro në verën e 2014-ës dhe të gjithë e mbajnë mend atë për grintën e treguar në fushë.

Lojtarit i skadon kontrata me Tiranën në fund të sezonit, por të kuqtë do të bëjnë të pamundur që Daja të rikthehet në janar. Gjithsesi, palët do të vlerësojnë edhe situatën, pasi bëhet fjalë për një lojtar nën kontratë. Xhovani La Kamera u mendua si zëvendësuesi i Ramadanit, por në fazën e parë kjo gjë nuk rezultoi efikase.

karabeci-470x313

Me italian thuajse te dera për t’u larguar, Asion Daja shikohet si zgjidhja perfektë për “demat”, për rolin e mesfushorit shkatërrues. Ndonëse në kampin e kuq nuk japin asnjë detaj për këtë lëvizje të mundshme, flitet se palët janë të interesuara që ky operacion merkatoje të mbyllet me sukses.

Asion Daja konference 2

Më herët, për këtë pozicion u përfol edhe ish-kapiteni i Flamurtarit, Bruno Telushi, i cili në verë u transferua në Kroaci te Slaven Belupo. Me rikthimin e 27-vjeçarit, mesfusha e Partizanit do të kthehej me treshen e dikurshme, Batha, Daja, Trashi, e cila ka qenë një fortesë e pakalueshme për kundërshtarët në pjesën dërrmuese të ndeshjeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"