Partizani propozoi sistemin danez për Superioren, ja si funksionon futbolli në Danimarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 23:01

Partizani propozoi sistemin danez për Superioren, ja si funksionon futbolli në Danimarkë

Kampionati danez është një prej të shumtëve në Europë me 14 skuadra. Një kampionat me tri faza. Dy të parat luhen me sistem vajtje-ardhja. Në të tretën, gjashtë ekipet e para krijojnë një grup ku luftohet për titullin dhe pjesëmarrjen në Europë.

 

Generated by IJG JPEG Library

Ndërsa, tetë ekipet e tjera ndahen në dy mini-grupe me nga katër skuadra, ku luftohet për Europën dhe për rënien gjithashtu. Një sistem që ka rezultuar efikas. Gjithashtu, edhe kampionati belg, holandez apo norvegjez përdorin formula me nga 16 apo 18 ekipe, ku në fazën e fundit krijohen mini-grupe.

Në një vend si Shqipëria, duket se ka vend për ndryshim dhe zgjerimin e numrit të skuadrave pjesëmarrëse në Superiore. Gjatë viteve të fundit, shumë klube me emër dhe përfaqësuese të qyteteve të mëdha në vendin tonë, vuajnë në Kategorinë e Parë. Ndërsa, në shumicën e rasteve, skuadrat që ngjiten në Superiore, bien sërish në Kategorinë e Parë në fund të kampionatit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"