Partizani prezanton sulmuesin argjentinas, zbardhet kontrata

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2016 | 17:42

Partizani prezanton sulmuesin argjentinas, zbardhet kontrata

Klubi i Partizanit ka prezantuar blerjen e fundit të merkatos së Janarit, Federico Nicolas Haberkorn. Në një njoftim të shkurtër thuhet se sulmuesi 22-vjeçar nga Argjentina ka mbërritur sot në Tiranë dhe menjëherë pas takimit të zhvilluar me drejtuesit e klubit, ka kryer foton e pare si lojtar i kuq, në shoqërinë e drejtorit të Përgjithshëm.

Untitled-2“Të premten Haberkorn do të vihet nën urdhrat e trainerit Agostineli ku edhe do të zhvilloj seancën e parë stërvitore”,-njofton klubi i Partizanit.

Ndërsa në botimin e kësaj të enjteje, gazeta “Panorama Sport” shkruan se sulmuesi ka një kontratë gjashtëmujore huazimi me Partizanin, pasi është në pronësi të ekipit argjentinas Atletiko Velez Sarsfield.

Për 22-vjeçarin është folur me shumë superlativa dhe kurioziteti për ta parë në fushën e blertë është mjaft i madh. Gjithsesi do të mbetet për t’u parë forma e lojtarit në momentin që ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit italian Agostineli.

MERKATO

Edhe pse merkato e Partizanit është mbyllur, mësohet se drejtuesit vazhdojnë të jenë duke kërkuar lojtarë nga jashtë vendit.

Këta të fundit mund të federohen me Partizanin B dhe të jenë kontingjent për ekipin e parë. Mësohet se drejtori Dervishi po vëzhgon të gjithë lojtarët që nuk kanë arritur të sigurojnë një kontratë në Itali dhe që mund të jenë pjesë e Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"