Partizani pret Bylisin në “Air Albania”, interesim i ulët nga tifozët për bileta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2020 | 8:24

Partizani pret Bylisin në “Air Albania”, interesim i ulët nga tifozët për bileta

Partizani-Bylis sot luhet në orën 17:00 në stadiumin “Air Albania”. Deri mbrëmë interesimi për bileta nga ana e tifozërive ka qenë i ulët për këtë takim.bylis partizani

Duke ditur se për ballshiotët është premierë në stadiumin e ri, pritet që Bylisi të ketë mbështetje edhe tifozë mallakastriotë. “Ultras Guerrils” janë organizuar për të mbështetur kampionët, gjithsesi numri i tifozëve nuk pritet të jetë i lartë.

Çmimet e biletave për këtë takim kushtojnë 3000 lekë në tribunën qendrore, 2000 lekë kushtojnë biletat në 2 tribunat përkrah qendrores. Tribunat përballë kushton 1000 lekë për person, ndërsa një biletë në tribunat anësore blihet me 500 lekë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"