Partizani pranon ofertën, Skuka drejt firmës me klubin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 14:53

Partizani pranon ofertën, Skuka drejt firmës me klubin francez

Xhuljano Skuka është një hap larg firmës me klubin e Ligës së Dytë franceze Metz, ashtu siç ka paralajmëruar gazeta “Panorama Sport” në numrin e djeshëm.

SKUKA

Palët janë drejt zyrtarizimit të marrëveshjes. Mësohet se Partizani ka rënë dakord me ofertën e bërë nga klubi francez.

“Demat” do të përfitojnë 1 milionë euro nga shitja e Skukës, por gjithashtu do të mbajnë 10% të pronësisë së kartonit. Pra, mund të përfitojnë sërish nga rishitja e tij në të ardhmen.

Në orët e ardhshme pritet të ketë zhvillime, me klubin e kuq që po negocion detajet e fundit me Metzin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"