Partizani ‘poker’ Tërbunit, Sukaj vendos me tripletë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2016 | 21:02

Partizani ‘poker’ Tërbunit, Sukaj vendos me tripletë (VIDEO)

UPDATE/ Partizani fitoi mbrëmjen e së shtunës ndaj Tërbunit duke mos iu ndarë Skënderbeut në luftën për titullin. Të kuqtë triumfuan në “Qemal Stafa” me rezultatin 4-0.

20160430_201217_30041630-3_3CDZEF8

Tri pikët e marra në takimin e luajtur për Javën e 32-të të Kategorisë Superiore, duket se janë mjaft të vlefshme për ecurinë e kampionatit, pasi edhe Skënderbeu fitoi në Korçë ndaj Bylisit me rezultatin 3-0.

Djemtë e Agostinelit e patën të lehtë këtë takim duke dominuar lojën jo vetëm me golat e shënuar, por edhe me qarkullimin e topit. Me këtë rezultat Partizani shkon në kuotën e 70 pikëve, 2 pikë pas Skënderbeut. 

Pjesa e parë

Të kuqtë fituan 2-0 në 45′ e para me gola të Sukajt dhe Vilës. Pjesa e parë u duk e lehtë për të kuqtë të cilën gjetën dy gola të shpejtë në minutën e 20′ dhe të 26′.

Ekipi i drejtuar nga italiani Andrea Agostineli dominoi në mbajtjen e topit dhe në krijimin e rasteve të rrezikshme para portës kundërshtare, ndërsa Tërbuni e pati të vështirë daljen nga gjysmëfusha e tij.

LIVE’ Partizani – Tërbuni 4-0
Golat: Sukaj 20′, 46′, 65′, Vila 26′

Minutat:

90+3′ Mbyllet ndeshja Partizani – Tërbuni (4-0) në “Qemal Stafa”

90+1′ Tasiç dëmtohet pas përplasjes me Sukajn, largohet me barrelë nga fusha e lojës.

90′ Tre minuta shtesë nga gjyqtari i katërt, Sadiku.

88′ Lojtarët e Tërbunit nisen në kundërsul dhe fitojnë një goditje nga këndi. Topi krosohet në zonë, por Xhika e ka të lehtë të ndalë goditjen e kundërshtarëve.

86′ Goditje dënimi për Partizanin. Trashi kroson në zonë, por Fili i pafat pas devijimit me kohë, pasi topi përfundoi fare pranë shtyllës së djathtë pingule.

84′ Karton i verdhë për Martin Dedin për ndërhyrje të gabuar ndaj futbollistit të Partizanit në mesfushë.

79′ Zëvendësim për Tërbunin. Xhon Marinaj merr vendin Andre Kules.

77′ Futbollistët e Tërbunit fitojnë një goditje këndi. Topi krosohet në zonë, por aksioni nuk shfrytëzohet si duhet nga Boshi kur dukej një pasiguri e mbrojtjes së Partizanit.

75′ Asion Daja merr kartonin e parë të verdhë në këtë ndeshje. Lojtarët e Tërbunit kanë një mundësi për të rrezikuar portën kundërshtare. Borshi gjuan nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë kuadratit të portës.

71′ Rivënie fundore për Tërbunin. Miqtë hasin në vështirësi për të ngritur aksione sulmuese. Jurgen Bardhi fiton një goditje dënimi. Topi krosohet për Sukajn i cili nuk arrinë ta devijojë topin pranë portës kundërshtare.

65′ Gooool! Xhevahir Sukaj shënon për Partizanin dhe realizon golin e tretë në këtë takim. Një goditje e gjuajtur me të majtën nga jashtë zonës së rreptësisë përfundon mbi portierin e Tërbunit duke e çuar rezultatin në 4-0 për të kuqtë.

63′ Futbollistët e Tërbunit fitojnë një goditje dënimi pranë portës së Partizanit. Krosohet në zonë, por miqtë shkaktojnë ndërhyrje të gabuar ndaj portierit vendas.

61′ Lojtarët e Partizanit luajnë në gjysmëfushën e ekipit të Tërbunit. Vila merr një top brenda zonës së rreptësisë, por nuk shnjestron dot kuadratin e portës.

54′ Zëvendësimi i parë për Partizanin, del Torrasa, në vend të tij, Bardhi.

51′ Futbollistët e Tërbunit luajnë në gjysmëfushën e Partizanit. Një kros i futur në zonën kundërshtare pritet nga portieri i të kuqeve. Vendasit nisen në kundërsulm.

46′ Goool! Trefishon Xhevahir Sukaj! Një top i krosuar nga krahu i majtë për Sukajn, e shfaq sulmuesin para portierit kundërshtar që nuk e ka të vështirë të shënoi golin e tretë për Partizanin dhe të dytin për të në këtë ndeshje.

46′ Futbollistët e Partizanit nisin topin ë parë.

Pjesa e parë

45′ Mbyllet pjesa e parë në “Qemal Stafa”, Partizani – Tërbuni 2-0.

40′ Trashi kroson një top për të kuqtë nga krahu i majtë, por Fili shkakton një goditje dënimi në duelin me Kulen.

37′ Tjetër aksion për Partizanin. Torrasa kroson nga e djathta për Bicin, i cili godet në fluturim duke e çuar topin mbi traversën e portierit kundërshtar.

33′ Bici kroson një top në zonën e Tërbunit për Vilën, ky i fundit kroson për Torrasën që kërkon driblimin, por fiton vetëm një goditje nga këndi.

26′ Goool! Dyfishon Emiliano Vila! Një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë devijohet nga një mbrojtës i Tërbunit dhe përfundon në rrjetë.

20′ Goool! Shënon Sukaj! Fili merr një top në zonë, kroson për Sukajn, i cili nuk e ka aspak të vështirë të shënojë përballë portierit.

16′ Tërbuni fiton goditjen e parë nga këndi. Topi krosohet në zonë, por pa rrezik për ekipin vendas.

13′ Ibrahimi kroson në zonë nga e majta, Kaçaj largon në rivënie anësore. Partizani luan në gjysmëfushën e Tërbunit. Sukaj godet portën nga jashtë zonës, por pret portieri.

10′ Gomesh ekzekuton një goditje nga këndi, Trashi kroson në zonë, por qëndërmbrojtësi Çemaj largon rrezikun.

05′ Gomesh rifiton një top në mesfushë, topin e merr Sukaj i cili nuk arrinë të finalizojë aksionin duke e nxjerrë topin jashtë vijës fundore.
 03′ Trashi kryen një rivëni anësore, pason për Gomesh i cili nis topin në mesfushën kundërshatre.

FORMACIONET:
Partizani: Xhika, Ibrahimi, Bicaj, Atanda, Trashi, Vila, Filipe, Daja, Fili, Torasa, Sukaj Trajner: Andrea Agostineli
Tërbuni: Kuka, Kule, Tasiç, Çema, Borshi, Kaçaj, Gavazaj, H. Marku, Dedyn, Uilker, Jovanoviç Trajner: Viktor Gjoni

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"