Partizani plotëson grupin, Tafili në dyshim aktivizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2015 | 15:54

Partizani plotëson grupin, Tafili në dyshim aktivizimi

partizani - tiranaPartizani ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Bylisit që do të luajë të shtunën në transfertë. Trajneri Starova ka pasur të gatshëm të gjithë lojtarët e tij, ndërsa ka rënë në sy edhe rikthimi i Alban Hoxhës në stërvitje pas grumbullimit që ka pasur me ekipin kombëtar.

Atmosfera gjatë procesit stërvitor ka qenë e mirë, ndërkohë që të gjithë lojtarët, që kanë pasur probleme dëmtimesh, kanë dhënë sinjale pozitive rikuperimi. Fazlliu dhe Plaku, që kanë munguar në derbin ndaj Tiranës, janë stërvitur plotësisht me pjesën tjetër të ekipit, duke treguar rezistencë dhe se do të jenë gati për takimin ndaj Bylisit. I vetmi lojtar që është në dyshim për t’u aktivizuar në këtë ndeshje është Alsid Tafili, i cili vazhdon të ketë shqetësime dhe do të mbetet për t’u vendosur nëse do të jetë në fushë. Gjasat janë që lojtari të mos luajë, në mënyrë që të mos rrezikojë për takimin ndaj Skënderbeut javën e ardhshme. Ndërkohë, në këtë ndeshje delikate për të kuqtë, Starova mund t’i besojë një vend titullari kolumbianit Roça, i cili është aktivizuar në një ndeshje me Partizanin B, madje ka arritur edhe të shënojë. Gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme, trajneri i “demave” mund të vendosë më shumë në lidhje me formacionin që do të aktivizojë në fushë. Objektivi në përballjen ndaj Bylisit është marrja e trepikëshit, për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion.

Përgatiti: Armand Halili

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"