Partizani “peshkon” te Egnatia, pranë firmës me dy afrikanë 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2018 | 16:44

Partizani “peshkon” te Egnatia, pranë firmës me dy afrikanë 

Pas lajmit për pjesëmarrjen në Ligën e Europës, Partizani është duke menduar për merkaton. Të kuqtë dëshirojnë të ndërtojnë një ekip dinjitoz për kupat e Europës.

Partizani

Drejtuesit e klubit kryeqytetas, kanë hedhur vështrimin në Kategorinë e Parë. Dy futbollistët afrikanë të Egnatias, Henri Okebuku dhe Amos Beji Antoni, janë shumë pranë marrëveshjes më Partizanin dhe pritet që së shpejti të firmosin kontratën.

Egnatia

Okebuku luan si mesfushor qendre, ndërsa Antoni si mesfushor i majta. Të dy nga 19-vjeç. Mësohet se drejtuesit janë në bisedime edhe me sulmuesin Kngli Agbodike. Gjithçka pritet të konfirmohet në ditët e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"