Partizani përgatit një goditje në sulm, Rubin Hebaj më i përfoluri për repartin e avancuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 11:15

Partizani përgatit një goditje në sulm, Rubin Hebaj më i përfoluri për repartin e avancuar

Merkatoja e Partizanit të sezonit të ri pritet që të zhvillohet në dy faza, ku e para quhet e mbyllur, pasi ishte në funksion të pjesëmarrjes në Ligën e Europës. Ndërsa, pjesa e dytë e merkatos së “demave” ka të bëjë me plotësimin e grupit për sezonin e ri.

hebaj

Përforcimet kërkohen në mesfushë, kryesisht një organizator, si dhe në sulm, ku sërish synohet një pikë referuese. Sa i përket sulmit, shkodrani Rubin Hebaj mbetet më i lakuari. “Panorama Sport” e ka lajmëruar prej ditësh tratativën që klubi ka nisur për afrimin e lojtarit të kombëtares Shpresa, i cili para një viti u transferua në Slloveni.

hebaj

Bisedimet duken në rrugë të mbarë, por për fatin e shkodranit vendos Domzhale që e ka në pronësi. Si fillim të kuqtë synojnë ta huazojnë, me të drejtën e blerjes së kartonit. Edhe lojtari, në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, e la të hapur mundësinë që të vishet i kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"